Një person ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi shkaktonte probleme në familje duke i kërcënuar dhe ushtruar dhunë në mënyrë sistematike.
Bëhet me dije se ky i fundit është konsumues i alkoolit dhe vuan nga probleme psikike, sipas policisë, denoncimi është bërë nga vëllai i të arrestuarit.
Njoftimi i policisë:
Pejë / Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar një kohë të gjatë shkakton probleme në shtëpi duke i ofenduar dhe kërcënuar pasi që i njëjti është konsumues i alkoolit dhe ka probleme psikike. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.