Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme mbi një rast të dhunës në familje, ku bashkëshorti dhunonte gruan.
I dyshuari është arrestuar dhe pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa gruaja ka shkuar të jetojë te prindërit e saj.
Njoftimi i policisë:
Pejë / Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar që nga martesa e saj i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike dhe në vitin e fundit i dyshuari në mënyrë sistematike është duke i bërë dhunë psikike dhe ofendime të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima ka shkuar të jetojë te prindërit e saj.