Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, do të largohet nga posti i tij në fund të gushtit, siç raportojnë media të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm. Sipas burimeve të tyre, Lajçak do të emërohet ambasador i BE-së në Zvicër dhe do të marrë detyrën më 1 shtator të këtij viti. Lajçak, ish-ministri i Jashtëm sllovak, u emërua si ndërmjetës evropian në dialog në prill 2020. Mandati i tij përfundon në fund të gushtit. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim se kush do ta pasojë Lajçakun. Siç sqarojnë burimet e RSE-së, diskutimi brenda BE-së tashmë ka filluar, por vendimi do të merret pas zgjedhjeve evropiane të planifikuara për në qershor të këtij viti. Qëllimi është që pasardhësi i Miroslav Lajçak të emërohet para 1 shtatorit, për të mos krijuar boshllëk institucional, por emërimi i atij personi duhet të presë zgjedhjen e kreut të ri të diplomacisë, post që aktualisht e mban Josep Borrell. Emërimi i kreut të ri të diplomacisë evropiane, dhe drejtuesve të tjerë të institucioneve të BE-së do të vijë pas zgjedhjeve evropiane. Emërimi i Lajçakut është pjesë e një rotacioni të madh në shërbimin diplomatik evropian. Këtë javë janë emëruar 43 ambasadorë evropianë në vende të ndryshme të botës. Në mesin e tyre, siç konfirmuan burime diplomatike, ka edhe ambasadorë të rinj për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Kreu i delegacionit në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë Luigi Soreca, ish-ambasadori i BE-së në Shqipëri. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë do të drejtohet nga diplomati estonez Aivo Orav. Ai aktualisht shërben si ambasador i Estonisë në BE.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë