BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Rajoni

Franca fut në “ankth” Vuçiçin, ja “dushi i ftohtë” që mori presidenti serb nga Macron për Kosovën, sulmin në Banjskë dhe rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Franca fut në “ankth” Vuçiçin, ja “dushi i

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkoi buzagaz në Paris ku ai takoi presidentin Emmanuel Macron, por lideri francez është siguruar t’ia ngrijë buzëqeshjen në fytyrë. Pavarësisht njoftimeve madhështore në prag të vizitës së tij në Paris, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë një “dush të ftohtë” në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron, shkroi media serbe “Nova.rs”, referuar deklaratave për Kosovën dhe sulmin në Banjskë. As marrëveshja për blerjen e avionëve luftarakë francezë, duket se nuk i përmirësoi gjërat.Hollësitë financiare të marrëveshjes së mundshme nuk janë bërë të ditura, por media pro qeveritare serbe e vlerësoi atë në rreth 3 miliardë euro. Por nuk mbaron me kaq. Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se vendi i tij do të mbështesë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, e cila duhet të jetë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilën presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik e kundërshtojnë fuqishëm.

“Shuplakë” ndaj Serbisë

Në video-mesazhin e presidentit francez, që u transmetua të premten nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës në profilin e tij në rrjetin social X, Macron tha se Franca do të kujtojë përgjithmonë vuajtjet që kaloi Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës në vitet 1990 dhe veçanërisht gjenocidin e Srebrenicës në korrik 1995, të cilin ai e përshkroi si një nga tragjeditë më të këqija në historinë moderne. “Franca nuk ka harruar më shumë se tetë mijë viktima, të rritur dhe fëmijë, që u vranë. Me emocione të thella, përshëndes viktimat e mbijetuara të gjenocidit dhe familjet e tyre dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta”, tha Macron. Mesazhi i tij, në të cilin ai konfirmoi gjithashtu se Franca i bashkohet vendeve që propozojnë dhe duan të mbështesin miratimin e rezolutës për Srebrenicën në organin më të lartë të OKB-së, u publikua vetëm dy ditë pasi Aleksandër Vuçiç vizitoi Parisin.

Rezoluta

Në versionin e punës të rezolutës të transmetuar nga mediat, të gjithë anëtarët e OKB-së u kërkohet të refuzojnë përpjekjet për të mohuar natyrën e atij krimi, të shpallin 11 korrikun ditë përkujtimi për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, autorët që janë ende në liri dhe për të gjetur eshtrat e rreth një mijë të vrarëve të tjerë, të cilët janë ende në kërkim. Dënohet gjithashtu çdo glorifikim i të dënuarve për krime lufte dhe krim të gjenocidit. Në tekstin e rezolutës së propozuar, Serbia apo Republika Srpska nuk përmendet askund në mënyrë eksplicite as faji kolektiv nuk i atribuohet asnjërit prej tyre, as popullit serb, siç pretendojnë gabimisht Vuçiç dhe Dodik. Nismëtarët formalë të rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, dhe atyre iu bashkuan 15 të tjera, kryesisht vendet perëndimore më me ndikim dhe Turqia, të cilat tani së bashku qëndrojnë prapa dokumentit, i cili është në formën e një propozimi të dërguar për diskutim dhe një Vendimi për pranim pritet më 2 maj. Midis vendeve të rajonit, në propozimin e rezolutës u bashkua edhe Sllovenia.

Vuçiç në ankth

Vuçiç të enjten, pas takimit me Dodikun, bëri një dramë të vërtetë para gazetarëve, duke pranuar se nuk ka ndonjë perspektivë të veçantë për të penguar miratimin e rezolutës. “Serbia do t'i kundërshtojë të gjitha vendet e NATO-s, nga Turqia e deri në Gjermani, me mjete politike, jo ushtarake, por ne e dimë se shanset tona janë minimale”, tha Vuçiç. Dodik, nga ana tjetër, përsëri synoi temën e tij të preferuar të shpalljes së pavarësisë së RS-së si përgjigje ndaj rezolutës, e cila në thelb vetëm do të kujtonte faktet tashmë të provuara nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila vendosi gjenocidin e kryer në Srebrenicë. “Nuk shoh asnjë pikë që RS pas miratimit të rezolutës të mbetet si pjesë e Bosnjë-Hercegovinës, tha Dodik, duke treguar se do të bëjë gjithçka që Vuçiç të mbështesë RS-në në vendimet e vështira që do të marrë pas 5 majit”. Vuçiç, nga ana e tij, theksoi se ai "i lutej popullit të Republikës Srpska" që të mendonte edhe një herë për të gjitha vendimet dhe veprimet e tyre.

Më të lexuarat