Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi e tij përballet me një verë të rrezikshme sa u përket zjarreve. Zjarret e egra janë të zakonshme në këtë vend mesdhetar, por moti më i nxehtë, më i thatë dhe më me erë, të cilin shkencëtarët e lidhin me efektet e ndryshimeve klimatike, rriti frekuencën dhe intensitetin e tyre.
Fundjavën që shkoi, dhjetëra zjarre shpërthyen në të gjithë Greqinë, përfshirë dy afër kryeqytetit Athinë. “Është një verë që pritet të jetë veçanërisht e rrezikshme… kohë më të vështira janë para nesh”, tha Mitsotakis duke iu drejtuar kabinetit të tij. “Kemi pasur një qershor shumë të vështirë për sa u përket kushteve të motit, me thatësira të mëdha dhe me erëra jashtëzakonisht të fuqishme për sezonin”, tha ai dhe i vlerësoi lart zjarrfikësit që arritën t’i frenonin zjarret e fundjavës.
Greqia i rriti përgatitjet për këtë vit, duke punësuar më shumë staf, pasi, vitin e kaluar, zjarret në pyje detyruan rreth 19.000 njerëz të largoheshin nga ishulli i Rodosit dhe shkaktuan vdekjen e rreth 20 personave në veri të vendit. “Publiku, gjithashtu, duhet të përfshihet në këtë mbrojtje kolektive kundër rreziqeve natyrore”, tha Mitsotakis.
Luana Vjollca bën gjestin bujar për vajzën që nuk kishte mundësi të shkonte në maturë
Moderatorja Luana Vjollca edhe këtë herë është treguar e pa kursyer ndaj mbështetësve të saj. Nje nga ndjekëset e saj...
Lexo më shumë