BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Rajoni

Greqia “tradhton” Serbinë, mund të njohë Kosovën së shpejti, vota në Paris trondit Beogradin, pas kthesës së Athinës fshihet SHBA, Vuçiç në alarm

Greqia “tradhton” Serbinë, mund të njohë Kosovën

Prishtina është një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe opinioni publik në Serbi nuk u trondit nga 31 vendet që votuan “pro” në Paris, por nga vendet që abstenuan, njërit në veçanti. “Një qëndrim i tillë erdhi nga Greqia dhe duke pasur parasysh se Athina nuk e njeh Kosovën dhe se gjithmonë thekson se ushqen marrëdhënie miqësore me Serbinë, dilema është pra më e madhe: Greqia na tradhtoi apo thjesht ndoqi rrugën e saj? Dhe pse qëndrim neutral dhe jo votë kundër?”, kjo është pyetja që ngre media serbe pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç, “Blic”. Përfaqësuesit e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës votuan kundër ndërsa Greqia abstenoi rreth rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Vendim ky që duket se e ka zhgënjyer dhe presidentin serb, i cili mesa duket frikësohet se “pesëshja” e BE-së që nuk njeh Kosovë, po reduktohet pak nga pak dhe s’do të ishte çudi që së shpejti Athina t’i befasonte të gjithë me lëvizjen e saj.

Sulmi i Vuçiç

Gazeta greke “Demokracia” dje, në faqen e saj të parë ka njoftuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij, drejtuar publikut, ka dënuar ashpër gazetaren Dora Bakoyan, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për ndryshimin e qëndrimit të Greqisë dhe dhënien e një opinioni pozitiv. Gazeta e afërt me Demokracinë e Re në pushtet të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis shkruan se Vuçiç përdori "retorikë të ashpër të paprecedentë" kundër Dora Bakoyanit në fjalimin e tij drejtuar kombit, duke e akuzuar atë dhe qeverinë greke në tërësi se janë "përgjegjëse për ndryshimin e papritur në qëndrimin e Greqisë”. “Demokracia” thekson se reagimi i ashpër i Presidentit të Serbisë pasoi më pak se 48 orë pasi raporti Bakoyan u pranua nga Konferenca Parlamentare e Këshillit të Evropës, në të cilën ish-ministri grek i Punëve të Jashtme propozoi përfshirjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke anashkaluar detyrimet ndërkombëtare të qeverisë dhe kryeministrit të institucioneve të Prishtinës.

Vendimi i Greqisë

Sre?ko Gjukiç, një ish-diplomat, thotë për "Blic" se Athina ndjek interesat e saj dhe dëshiron të ushqejë lidhjet me të gjithë në rajon. “Secili niset nga interesat e veta. Dhe sigurisht nga përkatësia në aleancat e tyre. Greqia dhe Serbia nuk janë në asnjë aleancë që ajo ta tradhtojë Serbinë. Është në aleancën e BE-së dhe NATO-s dhe mund të jetë tradhtar i atyre aleancave, nëse edhe sot përdoret fjala "tradhtar". Duhet parë interesat e Greqisë që prej kohësh dëshiron të ketë marrëdhënie të rregulluara me të gjithë fqinjët e saj. Pas dekadash, ajo ia doli me sukses diplomatik në zgjidhjen e marrëdhënieve me maqedonasit. Është e qartë se asaj nuk i intereson çështja e hapur e marrëdhënieve me pjesën tjetër të shqiptarëve në Kosovë”, thotë Gjukiç. “Serbia vuan nga një tepricë e emocioneve, pozitive apo negative, pothuajse të gjitha të dëmshme. Abstenimi i Greqisë me këtë rast duhet parë si një gjest miqësor ndaj Serbisë: ne ju vlerësojmë dhe ju respektojmë, por ne mund të bëjmë vetëm kaq. Për pjesën tjetër, Beogradi le të marrë mësimet e tij “, shton ish-diplomati.

Presioni i SHBA

Siç shkruan “Blic”, nuk ka ndryshuar Greqia, por rrethanat dhe të njëjtën gjë mendon edhe Vladislav Jovanoviç, ish-diplomat. “Greqia është një mike tradicionale, por situata është më e ndjeshme sepse ndihet e kërcënuar nga Turqia, me të cilën ka një sërë problemesh dhe ka nevojë të veçantë për tu mbrojtur nga SHBA dhe NATO. Amerika nxiton dhe nuk do të heqë dorë nga presioni”, vlerëson Jovanoviç. Disi i frenuar u duk edhe deputeti Aleksis Tsipras, ish-kryeministri i Greqisë. Në fjalën e tij ai tha se Prishtina duhet të formojë Asociacionin dhe të anulojë vendimin për shpronësimin e pronës serbe. “Duhet një diskutim shtesë me vendet që nuk e njohin Kosovën”, tha ai. Sakaq, hapi tjetër është debati plenar, i cili do të mbahet më 18 prill, kur Asambletë Parlamentare të KiE të votojnë opinionin statutor të tij. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të japë fjalën përfundimtare nëse Kosova do të bëhet anëtare e KiE.

 

Më të lexuarat