Në Shtabin Qendror të KFOR në Film City, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë homazhe për ushtarët e KFOR që kanë humbur jetën në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se “Kosova dhe populli i saj do t’i kujtojnë përjetë ushtarët që kanë dhënë jetën për të forcuar sigurinë dhe lirinë e vendit tonë”.
“Institucionet e Kosovës duhet të reflektojnë nderimin për ushtarët e KFOR që kanë humbur jetën në Kosovë, dhe të dëshmojnë kujdesin institucional për familjet e tyre”, ka thënë kryetari i AAK.