Ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.
Gjatë takimit Hoxhaj ka njoftuar ambasadorin Blomeyer për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e fuqishëm të agjendës euro-integruese të Kosovës. Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e madhe që Gjermania po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën edhe në vazhdim.