
Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

I dënuar për krime kundër civilëve, Interpolit i kërkohet urdhër-arrest për ish-komandantin e ushtrisë (Emri+Foto)

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Nëntor 2022

Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë ka urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Sakib Mahmulin, i dënuar për krime lufte kundër popullatës civile serbe gjatë luftës në Bosnje në vitet ’90, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë.
Urdhri u lëshua pasi Mahmulin, ish-komandant i korpusit të tretë të Ushtrisë të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, nuk i është përgjigjur thirrjes, më 23 nëntor, që të nisë vuajtjen e dënimit me burg.
Nga Drejtoria për Koordinimin e Organeve Policore në Bosnjë e Hercegovinë i tha REL-it se deri në publikimin e këtij lajmi, Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit në Sarajevë nuk i ka arritur kërkesa për lëshimin e urdhër-arrestit.
Për çfarë është dënuar Mahmulin?
Mahmulin ishte dënuar me tetë vjet burgim për krime kundër civilëve të ndaluar serbë, personelit mjekësor dhe ushtarëve në zonën Vozuqa dhe Zavidoviç në Bosnjën qendrore.
Gjykata e Bosnjës dhe vendimin final kundër Mahmulin pasi procedurat gjyqësore rinisën më 7 dhjetor të vitit të kaluar.
Vendimi i instancës së parë gjyqësore u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit në nëntor të vitit 2021. Sipas vendimit fillestar, Mahmulin ishte dënuar me dhjetë vjet burgim.
Në aktakuzë, thuhej se Mahmulin nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar krimet e luftës të kryera nga anëtarët e “El Muxhahidin” ndaj robërve të luftës dhe civilët serbë në zonën e Zavidoviçit dhe Vozuçës.
Në tetor të vitit 1995, pjesëtarët e këtij detashmenti kishin vrarë afër 50 të burgosur të luftës dhe civilë serbë në afërsi të Vozuçës dhe Zavidoviçit. Anëtarët e këtij reparti ushtarak vepronin në kuadër të korpusit të tretë të ushtrisë që udhëhiqej nga Mahmulin.
Në aktakuzë po ashtu thuhej se Mahmulin “kishte informacione se pjesëtarët e këtij grupi po përgatiteshin të kryenin krime dhe pas kryerjes së krimeve ai nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar keqbërësit”.
Mahmulin po ashtu është akuzuar se ka kryer krime të luftës kundër të burgosurve të luftës, krime lufte kundër të plagosurve dhe të sëmurëve dhe krime lufte kundër popullatës civile.
Ish-komandanti kryesor i ushtrisë së Bosnjës, Rasim Deliç, po ashtu është përballur me akuza në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera nga detashmenti “El Muxhahidin”, por ai u lirua nga akuzat pasi gjykata nuk gjeti se Deliç dinte se këto krime po kryheshin apo se ishin kryer./REL
Më të lexuarat


Gjermania trondit pozitat e Vuçiçit, paralajmëron se Beogradit do t’i ikin nga duart miliarda euro nëse nuk pranon planin franko-gjerman, zbardhet plani i SHBA-BE se si do të izolohet totalisht Serbia

Mediat serbe: BE është hallka më e dobët e planit për Kosovën, ja si doli zbuluar mashtrimi i Evropës me shkopin dhe karotën dhe pse Beogradi nuk ka asnjë përfitim nga marrëveshja me Prishtinën

Lajçak: Po negociojmë me pesë vendet e mbetura të BE që nuk e kanë njohur Kosovën për të pranuar planin franko-gjerman

Stuhi me shira të dendura dhe dëborë, Greqia "mbërthehet" nga moti i keq

'Gënjeshtar e mashtrues', kreu i Republikës Srpska 'shpërthen' keq ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar

Darkoi me zyrtarin e BE-së, Kurti zbardh detajet nga takimi, ja çfarë u vendos

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë” Vuçiçin nëse vendos në zbatim planin franko-gjerman, grupet e inteligjencës ruse “sy e veshë” ndaj vendimit të Serbisë, ja çfarë rrezikon Beogradi

Presioni i SHBA-BE ndaj Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë kurrë kaq i fortë, ja si ndërkombëtarët “i prenë krahët” Putinit dhe Vuçiçit për skenarë destabilizues në Ballkan

Mediat serbe: A do ta njohin Kosovën pesë shtetet e BE në bazë të planit franko-gjerman ?

Ambasadori Hill mesazh Kosovës dhe Serbisë: SHBA mbështesin 100 për qind propozimin franko-gjerman, duhet marrë shumë seriozisht
