Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk kishte pranuar ta lirojë zyren e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
I arrestuari sipas Policisë, kishte kanosur edhe me fjalë prokurorin.
Gjatë kontrollit të tij nga zyrtarët policorë ishte vërejtur se ai kishte të veshur jelek antiplumb, i cili është sekuestruar.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.