K. G është arrestuar mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 21:00 në një operacion policor.
Ai ishte në arrati nga muaji nëntor i vitit të kaluar dhe dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e një argjendarie në Suharekë, e ku u plagos një polic deri një tjetër mori lëndime trupore.
Llogaritet se grabitësit kishin arritur të marrin ari në vlerë prej 250 mijë eurosh.
Lajmi u konfirmua për mediat edhe nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Ky është vëllai i Dukagjin Gashit, i cili u vra pas konfrontimit me policinë.
Lokacioni i incidentin ishte lagjja Dragodan në kryeqytet, ku ishin arrestuar disa nga të dyshuarit lidhur me rastin.
Thuhet se Dukagjini kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë dhe autoritetet në vetëmbrojtje kishin përdorur forcën propocionale.