BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Rajoni

"Kam prova"/ Deklarata e fortë e Albin Kurtit: Brigada e Veriut, Grupi Wagner dhe Ujqërit e Natës ishin në barrikadat në veri

"Kam prova"/ Deklarata e fortë e Albin Kurtit: Brigada e Veriut,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar hapur se në barrikatat e ngritura në Veri të Kosovës ka pasur grupe ruse. Në një intervistë për NRC, Kurti thotë se burra të maskuar me shenja të milicisë ruse Ëagner, Ujqërit e Natës (një bandë motorike ruse besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë Veriore. Kurta thekson se ka prova për këtë gjë, të cilat i ka dorëzuar në Prokurori, por nuk mund t’i bëjë publike. Sipas Kurtit, këndvështrimi i kamerave që tregon anëtarët e këtyre tre grupeve do të tradhëtonte burimin, nëse pamjet do të bëheshin publike.

“Barrikadat e tyre nuk janë një kryengritje studentore pariziane, ato udhëhiqen nga njerëz të gatshëm për luftim, të uniformuar, të maskuar dhe të armatosur që veprojnë në emër të Beogradit. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e zakonshëm janë bashkuar. Kjo është kërcënuese për jetën. Një slogan që shohim te serbët është: 'Lutju Zotit dhe beso në Rusi'. Askund në Evropë mbështetja për Putinin nuk është kaq e madhe. Kjo është ajo që ne luftojmë: fashizmin e Moskës dhe aleatët. Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë burra të maskuar me shenja të milicisë ruse Ëagner, Ujqërit e Natës (një bandë motorike ruse besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë Veriore. Pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona. Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të trajtuar realisht paligjshmërinë atje,”- thotë Kurti.

Ai përmend dhe rrezikun e një tjetër gjenocidi.

“Përderisa Vuçiç nuk mund të distancohet nga genocidi i mëparshëm serb, do të duhet të presim për atë të radhës. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, serbët do të na masakronin përsëri. Nuk e di nëse janë të aftë për këtë, por e di që do ta kishin si qëllim,”- shton ai.

Barrikadat që bllokuan prej më shumë se 1 muaj veriun e Kosovës u hoqën përfundimisht më 3 janar. Më herët KFOR njoftoi gjithashtu se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhej për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Për 20 ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiçit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin.

 

Më të lexuarat