Ish-deputeti Syrja Rushiti tha përmes një interviste televizive se Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e 8 majit do të garojë në koalicion mne partitë opozitare.
Duke vijuar më tej, Rushiti theksoi se opozita e bashkuar shqiptare do ta rrezikojë pozitën e BDI-së që shpeshherë ka uzurpuar të drejtën të flasë në emër të shqiptarëve.
“Fakti që zgjon interes të madh jashtë strukturave të partisë tregon që disa çështje në “Aleancën për Shqiptarët” kanë shkuar larg. Kjo që ka ndodhur nuk është rastësi, por është pasojë e një debati prej 3-4 muajsh dhe që lidhet ngushtë dhe me zgjedhjet që do mbahen me 8 maj. “Aleanca për Shqiptarët” në strukturat e saj, qoftë në strukturat formale, qoftë në takimet joformale me anëtarësinë kanë zhvilluar një debat se cili do të jetë rrugëtimi i “Aleancës Shqiptare”.
Kemi pasur para vetes 3 opsione rreth të cilave është dashur të vendosë Aleanca për Shqiptarët. Kemi pasur para vetes mundësinë të dalim vetëm në zgjedhje, mundësinë që të shkojmë në koalicion me BDIU, me partinë e Ahmetit që është prej 22 vitesh në pushtet dhe mundësia e tretë është që t’i bashkohemi partive në opozitë që kanë arritur një marrëveshje. Kryetari i partisë i ka ndjekur me vëmendje debatet e partisë, është organ i zgjedhur nga Kongresi i cili ka të drejtë të dalë me propozim para organit të partisë.
Duke pasur parasysh rrethanat politike, debatet që janë zhvilluar brenda strukturave të partisë, interesave të anëtarëve dhe të votuesve të partisë dhe duke pasur parasysh takimet me të gjitha faktorët relevantë të brendshëm, të jashtëm dhe regjionalë dhe sidomos duke pasur parasysh konsistencën politike të Aleancës për Shqiptarët, kryetari shfrytëzoi të drejtën statutore që i takon vetëm kryetarit që të dalë me një propozim dhe ai propozim që është që Aleanca për Shqiptarët është që të dalë në koalicion me partitë opozitare.
Jo vetëm që ka mundësi, por jam i bindur se do të ndodhë. Bëhet fjalë për një parti që është 20 vjet në skenën politike në RMV. Është një parti që jo vetëm e ka fituar por shpesh herë e ka uzurpuar të drejtën që të flasë në emër të shqiptarëve.”, tha Rushiti