BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Rajoni

Konflikti në Veri vë në lëvizje ndërkombëtarët, Lajçak-Escobar vizitojnë Kosovën e Serbinë javën e ardhshme, QUINT dhe BE hartojnë planin me 8 pika për të ulur tensionet

Konflikti në Veri vë në lëvizje

Situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e nxehtë. Edhe pse Serbia po provokon tensione duke çuar ushtrinë në kufi, Perëndimi duket më i vendosur se kurrë që të ndalojë me çdo kusht skenarët destabilizues në Ballkan. Ndërkombëtarët prej disa ditësh tanimë “janë vënë në lëvizje” lidhur me tensionet e  vazhdueshme në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, për të gjetur mënyra sesi të stabilizohet situata. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme. Thuhet se qëllimi i parë është gjetja e zgjidhjes për të dalë nga situata aktuale e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog. Pra, fokusi së pari do të jetë në uljen e tensioneve dhe vazhdimi i përpjekjeve në bazë të asaj që është propozuar pas takimit në Moldavi. Ndërsa qëllimi i dytë do të jetë vazhdimi i punës për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe aneksin për të cilin palët ishin pajtuar në Ohër. Pra java e ardhshme do të jetë vendimtare për zgjidhjen e tensioneve në Veri.

Plani me 8 pika

Gjithashtu vendet e QUINT dhe BE-së të kanë hartuar një plan me tetë pika, për zgjidhjen e menjëhershme të situatës në komunat në veri. Ndër pikat e parashtruara, bie në sy ideja e shumëpërfolur ditët e fundit, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, me kërkesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Siç thuhet në shkrim, në pikën e parë shkruhet se nevojitet zbatim urgjent për interpretimin e Marrëveshjes Themelore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Ohër. Pika e dytë parasheh tërheqjen e Policisë Speciale të Kosovës nga veriu i Kosovës. Serbia po zvogëlon numrin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe rreth vijës administrative. Në pikën e tretë shkruhet se siguria në komunat në veri të Kosovës i është besuar Policisë së Kosovës, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it. Pika e katërt parashikon ndërprerjen e të gjitha protestave dhe rikthimin në jetën normale dhe në mesin e korrikut 2023, kryetarët e komunave japin dorëheqjen dhe presidentja Vjosa Osmani kërkon zgjedhje të reja. Pika e gjashtë parashikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit 2023. Në pikën e shtatë thuhet se pikat 3, 4, 5 dhe 6 janë të harmonizuara me progres të rëndësishëm në përcaktimin e kornizës vetëqeverisëse për komunitetin serb të Kosovës (neni 7 i Marrëveshjes Themelore) dhe zbatimin e nenit 1 të Marrëveshjes Themelore si hap i mirëbesimit. Në pikën e fundit thuhet se në mesin e nëntorit 2023, nenet 1, 2, 3, 7 dhe 9 të Marrëveshjes Themelore zbatohen në mënyrë efektive.

Kërkesa e Francës dhe Gjermanisë

Nga ana tjetër Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur. Lajmin e dha presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë gjatë samitit në Moldavi, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit katër palësh, Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që Kosova ta shqyrtonte si mundësi, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Kryetarja e shtetit sqaroi se organizimin e një votimi të ri e lejon ligji, por duhet të ndodhë përmes një peticioni të iniciuar nga qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore. Por Osmani nuk e ka mbështetjen e Albin Kurtit, pasi ky i fundit ia bëri të qartë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do i dalë për zot popullit. Mbetet të shihet se çfarë do të kërkojnë ndërkombëtarët konkretisht për të dyja vendet. Një gjë është e qartë, SHBA dhe NATO nuk do ta lëshojnë kurrë Kosovën dhe kjo duket me prezencën e shtuar të trupave të KFOR në Veri.

Më të lexuarat