Kosova dhe Hungaria kanë nënshkruar sot një marrëveshje të bashkëpunimit për parandalimin dhe luftën kundër krimit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit policor mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, me qëllim të shkëmbimit të informatave për preventivin e formave të formave të ndryshme të krimit, në veçanti të krimit të organizuar, terrorizmit, luftimin e trafikimit të drogave, trafikimin dhe kontrabandën me njerëz etj.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, theksoi se bashkëpunimi policor mes Hungarisë dhe Kosovës edhe deri më tani ka qenë shumë i mirë, mirëpo me nënshkrimin e kësaj marrëveshje koordinimi i bashkëpunimit do të bëhet i shkëlqyeshëm.