BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Rajoni

Kosova dhe Serbia “ballafaqim” në Bruksel, takimi përfundon pa rezultat, ja çfarë pritet të ndodhë me çështjen e dinarit

Kosova dhe Serbia “ballafaqim” në Bruksel, takimi

Kosova dhe Serbia janë ballafaquar dje në Bruksel për çështjen e dinarit.Pas takimeve të zhvilluara, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se nevojiten takime të tjera.Sipas tij ende shumë pikëpyetje mbi këtë çështje nuk kanë marrë përgjigje. Lajçak tha gjithashtu se mirëpret angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës. “Takimi i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pikëpyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, shkroi ai në një reagim në rrjete sociale.Ekipi i Serbisë udhëhiqej nga kryenegociatori Petar Petkoviç ndërsa nga Kosova mori pjesë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili. Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë në takim pasi sipas tij "çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut". Banka Qendrore e Kosovës tha përmes një komunikate se në takimin me të dërguarin evropian Lajçak, “autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK dhe rregullimi i vendosur nuk u vu në diskutim apo kontestua nga Bashkimi Evropian, por janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Në komunikatë thuhet se gjatë takimit me një delegacion të ministrisë se Financave të Serbisë, janë diskutuar “mundësitë e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktike nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi”.Takimi ndodhi në njëvjetorin e arritjes së marrëveshjes së Brukselit.

Më të lexuarat