Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas takimit, presidentja Osmani theksoi se SHBA është aleati kryesor i Kosovës dhe se partneriteti do të vazhdojë. “Vizita e sekretares Allen simbolizon jo vetëm partneritetin e palëkundur të Kosovës dhe SHBA-së, por dëshmon edhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për bashkëpunim me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta, kjo mbështetje po vazhdon edhe sot”, theksoi ajo. Osmani tha se është shumë e lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes. Sakaq, Nënsekretarja amerikane e shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, tha se përparimi drejt themelimit të Asociacionit është thelbësor për integrimet euro-atlantike të Kosovës.“Ne mund të mbështesim më së miri rrugën e Kosovës drejt institucioneve evropiane dhe euro-atlantike, kur gëzojmë një bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës duke ecur përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Allen. Një marrëveshje e arritur vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, parashikonte mes tjerash që Prishtina të fillojë punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sakaq, Serbia ka nisur një fushatë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE së shpejti.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë