Për fillimin e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për Kosovën, sot do të mbahet takimi i parë përgatitor. Ministrja e Integrimit Evropian e Kosovës, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se procesi i MSA-së do të rezultojë me sukses për shtetin e Kosovës.
“Takimi i sotëm është në vazhdën e përgatitjeve që kemi bërë tani e disa muaj. Është takim përgatitor për fillimin e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Siç edhe e ka konfirmuar komisioneri Fyle, presim që negociatat të fillojnë në vjeshtë dhe të përmbyllen në pranverë të vitit të ardhshëm”, ka thënë Çitaku.
“Tashmë kemi krijuar ekipin negociator dhe kemi bërë vlerësimin e përafrimit të legjislacionit dhe ndikimit të marrëveshjes tregtare si pjesë esenciale e MSA-së, si dhe është bërë trajnimi i stafit që do të negociojë për MSA-në”, është shprehur Çitaku.