BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Rajoni

Kryeministri Albin Kurti vizitë në komunat në veri të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti vizitë në komunat në veri të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat me shumicë serbe në veri të vendit – Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun – për, siç tha, të biseduar me udhëheqësit vendës për përmirësimin e marrëdhënieve me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, apo fetare.

“Ne jemi kundër ndarjes së shoqërisë, jemi për barazi. Institucionet tona duhet t'i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe t'iu mundësojnë qasje në sistemin institucional”, tha Kurti pas takimit me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në komunat në veri të Kosovës në fillim të vitit të kaluar përmes zgjedhjeve të cilat u bojkotuan nga popullata serbe dhe partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe.

Kjo çështje ngriti edhe tensionet etnike në maj të vitit të kaluar, të cilat kulmuan më 24 shtator 2023, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Por, ka kohë që kanë nisur procedurat për shkarkim të kryetarëve të tanishëm, çka do të mund të hapet rruga për zgjedhje të reja në këto komuna.

Kurti ka thënë se gjatë vizitës së tij në veri e ka vizituar edhe vendin në Banjskë “ku ka rënë në pritë” Afrim Bunjaku, rreshteri policor i vrarë në atë sulm.

Për vizitën e Kurtit në komunat e veriut u raportua fillimisht nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Lista tha në një komunikatë për media se vizita e kryeministrit Kurti në komunat e veriut ka për qëllim “destabilizimin e situatës në terren dhe shkaktimin e tensioneve”.

“Është më se e qartë se me ardhjen e tij, ai donte të provokonte reagimin e popullit serb dhe të paraqitej si viktimë për të fituar disa pikë politike, apo vota për zgjedhjet e ardhshme”, tha Lista.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës nënvizoi se “tendencat për destabilizimin e Kosovës vijnë nga ana tjetër”, duke iu referuar Serbisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar me pretendimet se Kurti, duke shkuar në Leposaviq dhe Zubin Potok, "ka vendosur të ngrejë tensione të reja" në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogut në Bruksel.

“Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, ku nuk është i mirëpritur.

Veprimi i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë”, tha Petkoviq./REL

 

Më të lexuarat