Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës.
Këto organe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit, raportojnë mediat serbe. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se gjithçka që ndërmerr Beogradi do të trajtohet si ilegale.
“Çdo veprim jashtë marrëveshjes së 19 prillit dhe jashtë Kushtetutës së Kosovës, është dhe do të trajtohet si ilegal. Ne presim që një trajtim dhe reagim i tillë do të behet edhe nga BE dhe bota demokratike”, ka thënë Kuçi.