
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Mali i Zi, regjistrimi i popullsisë si çështje politike/ Analistët paralajmërojnë: Mund të përmbysë…

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, sipas analistëve është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike, të pro-malazezëve dhe të atyre pro-serbe. Analistët theksojnë se regjistrimi i popullsisë, që pritet të mbahet prej 30 nëntor deri në 15 dhjetor, mund të përmbysë strukturën kombëtare të popullsisë në shtetin e vogël ballkanik, Malin e Zi.
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, e ka tejkaluar rëndësinë statistikore dhe është shndërruar në një çështje politike, thonë analistët.
Kjo, sipas tyre është pasojë e fërkimeve të vazhdueshme rreth strukturës kombëtare të popullsisë.
Analisti Hajrullah Hajdari, vë në dukje se në vendet europiane shënimet për përkatësinë fetare dhe kombëtare nuk kërkohet gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Regjistrimi i popullsisë apo cenzusi në vendet e zhvilluara si në Europë apo në Amerikë, shënimet mbi përkatësinë fetare dhe kombëtare nuk kërkohen fare. Ndërkaq në Mal të Zi kjo është e trashëguar. Që nga viti 1945 deri në vitin 2011, përkatësia fetare dhe kombëtare kanë qenë elementet e regjistrimit”, tha zoti Hajdari.
Ndërkaq, analisti Nail Draga vlerëson se regjistrimi që do të mbahet nga 30 nëntori deri më 15 dhjetor ka marrë përmasat e një polarizimi të skajshëm.
“Regjistrimi i popullsisë ka marrë përmasat e polarizimit politik dhe një dukuri e tillë nuk është befasi duke marrë parasysh se kemi ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi. Rezultatet e publikuara nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tash popullsia me përkatësi malazeze ka qenë dominuese, por të gjitha gjasat janë që në këtë regjistrim të ndodhin ndryshimet sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë”, tha zoti Draga.
Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë se dukuritë e shfaqura në kohë të fundit në shoqërinë malazeze, mund të ndikojnë në rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
Zoti Draga vlerëson se “nuk është befasi që në këtë regjistrim popullata malazeze të bie në një përqindje të konsiderueshme, ndërsa e kundërta do të jetë me qytetarët e kombësisë serbe”.
Edhe analisti Hajdari mendon se “në këto rrethana politike kemi një garë mes dy komuniteteve që dominojnë në Mal të Zi”.
Sipas analistëve kjo dukuri mund të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit të Mali të Zi në BE, kur dihet se edhe në raportin e Komisionit Europian u theksua se regjistrimi i popullsisë dhe banesave kërkon menaxhim të kujdesshëm nga autoritetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme që lidhet me etninë, fenë dhe gjuhën. /Voa
Më të lexuarat


Liderët e Maqedonisë së Veriut gjejnë dakordësi, caktohet data e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, ja kur do të mbahen

Tronditëse/ Burri dhunon gruan shtatzane, 22-vjeçarja përfundon në spital

Përfundojnë në pranga dy zyrtarë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç pëson rënie të mbështetjes, e krahasojnë me Hitlerin (Video)

Ja detajet e reja tronditëse nga dosja e Prokurorisë për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, zbardhen të gjitha misteret e bashkëshortit që pagoi 30 mijë euro për ekzekutimin e gruas së tij

Meloni takim “kokë më kokë” me Vuçiç në Beograd, çfarë nuk u pa nga vizita e kryeministres italiane, ja gafa që iu shpëtoi serbëve

Në Shqipëri hapi kamp refugjatësh, kryeministrja italiane zbarkon në Serbi për të hapur fabrikën e automjeteve Fiat Panda elektrike

Prej 7 ditësh rezultonte e zhdukur, gjendet e pajetë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

Vjosa Osmani takim ‘kokë më kokë’ me Presidentin e KE, zbardhen detaje nga biseda

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak zbulon se ka takuar këshilltarin e kancelarit Scholz, bisedime dhe me të Dërguarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zbardhen detaje
