BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Rajoni

Mbështetja për bizneset, prezantohet thirrja publike, ja sa arrin vlera

Mbështetja për bizneset, prezantohet thirrja publike, ja sa arrin

Në vlerë prej 2.5 milionë euro, janë prezantuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si pjesë e planit trevjeçar të politikës industriale. Ministrja Rozeta Hajdari në një konferencë për media derisa ka shpalosur prezantimin e këtyre tri thirrjeve, ka theksuar se e gjithë kjo mbështetje synon fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve që kanë shumë potencial.

“Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesorë të zhvillimit dhe transformimit socio-ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë…Masat që i kemi zhvilluar dhe instrumentet e ndryshme mbështetëse për ndërmarrjet fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme, si në rastin konkret sot janë tre grant-skema që po prezantojmë, janë masa në kuadër të planit trevjeçar të politikës industriale, respektivisht strategjisë ambicioze për zhvillimin e industrisë dhe përkrahjes së bizneseve me vizion të qartë që deri në vitin 2030 ndërmarrjet tona të jenë të integruara globalisht dhe kjo strategji është miratuar në qershor të vitit 2023”.

Hajdari derisa ka treguar vlerën e kësaj thirrje publike, ka thënë se do të jetë e hapur deri më datën 19 prill, për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

“Vlera e mbështetjes 2.5 milionë euro që po e lansojmë në tri grant-skema, si grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant-skemën për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve, të gjitha këto thirrje janë sot të lansuara nga platforma e agjencionit të shoqërisë së informacionit, ASHI, që nga ora 13:30 dhe do të jenë të hapura deri më datën 19 prill 2024 dhe aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova. Ata që janë të familjarizuar me sistemin, mund të fillojnë me aplikimin që sot”.

Nga vlera prej 2.5 milionë euro, 1.7 do të jenë të dedikuara për grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për grant-skemën për certifikimin e produkteve, si dhe 300 mijë euro për digjitalizimin e bizneseve, ku kjo e fundit është në bashkëpunim dhe financim me projektin nga mbështetja e Agjencisë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim. Hajdari ka paralajmëruar se deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht.

“Përkrahja financiare ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, qoftë përmes rritjes së eksportit, përmes certifikimit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve në tregun vendor, rritjen e investimeve dhe punësimit. Grant-skemat për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, dhe për certifikimin e produkteve do të mbështesin bizneset nga sektorët e identifikuar në politikën industriale 2030”.

Sektorët prioritarë me potencial janë përpunimi i produkteve ushqimore që janë gjithë këta sektor që do të përkrahen nga këto tri grante.

“Deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për qytetarët tanë”.

Këto tri grant skema janë:

Grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

Grant skema për certifikimin e produkteve.

Grant skema për digjitalizimin e bizneseve.

Vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro, me shumën në vlerë financiare për secilën skemë, si në vijim:

1.7 milionë euro për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.

500 mijë euro për certifikimin e produkteve.

300 mijë euro për digjitalizimin e bizneseve, në bashkëpunim me projektin ECIKS dhe me mbështetje nga ADA Austriake./ Monitor

Më të lexuarat