Blendi Klosi i ftuar në një emision televiziv, ka folur lidhur me Asamblenë e mbajtur një ditë më parë nga PS për të cilën u shpreh se ishte një mbledhje pune për organizimin e saj të brendshëm për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se nuk kishte asgjë në atë mbledhje që i intereson publikut, pasi sipas tij ishte pjesë e taktikës së tyre elektorale ku diskutuan se çfarë duhet të përmirësojmë si strukturë politike për të pasur sukses në zgjedhjet e 2025.
“Ishte mbledhje e lajmëruar që në kongresin e 8 dhjetorit kishim vendosur që pas dy muajsh do mblidheshim dhe të gjithë anëtarët të deleguar në zona të caktuara do raportonin për gjetjet e tyre dhe organizimin e saj dhe për tu përgatitur për garën e ardhshme. Ishte një datë e caktuar dy muaj më parë. Kishte një program pune, dhe e mbyllur sepse të gjitha mbledhjet tona organizative kanë qenë të mbyllura, ishte 100% një mbledhje organizative e jetës sonë të brendshme dhe të gjitha këto mbledhje janë bërë të mbyllura. Nuk kishte asgjë në atë mbledhje që i intereson publikut, ishte pjesë e taktikës sonë elektorale ku diskutuam se çfarë duhet të përmirësojmë si strukturë politike.
Si sot një muaj 15 mars ne do mblidhemi përsëri po me dyer të mbyllura dhe një detyrë e re që morën ishte për plotësimin e disa problematikave që u evidentuan dhe të gjithë do raportojnë dhe përsëri do jetë një mbledhje e brendshme. Nuk ishte një njoftim që media të ishte prezentë pasi siç dhe ju e thatë pjesa organizative ka qenë pa media. Këtë herë ishte mbledhje e gjatë nga aktivitetet e gjata në atë forum dhe në ato mbledhje mund të jetë nga më të gjatat, folëm për problematikat tona të brendshme dhe mesazh më të madh se sa fakti që ne po përgatitemi për zgjedhjet nuk besoj se do mërenin dhe po të ishte e hapur.
Mbledhja e djeshme dhe funksionimi jonë nga një garë tjetër që kemi në një hark kohor brenda një viti na detyron të ecim përpara. Ne jemi duke bërë detyrën tonë dhe atë që ne bëjmë gjithmonë. Ne jemi duke u përgatitur për terrenin për zgjedhjet që të mos kemi asnjë surprizë me votuesit tanë dhe qytetarët. Kjo është rruga jonë dhe ne e kemi thënë vazhdimisht, organizohemi që në garën e ardhshme të kemi sukses.”, tha Klosi.