Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte dje në Beograd, për të zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare në Serbi. Ajo u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në aeroport me një buqetë të madhe me lule. Edhe një herë Vuçiç u përpoq të tregonte rëndësinë e lidhjeve mes dy vendeve, siç shkruajnë mediat serbe. “Niveli i shkëmbimit tonë të mallrave është rreth 4.6 miliardë euro dhe besoj se mund të jetë edhe më i lartë. Është e mundur që Italia të jetë partneri i parë dhe më i madh i Serbisë”, tha presidenti. Siç tha ai, me Melonin ka diskutuar të gjitha çështjet rajonale dhe rrugën evropiane. “Meloni ka dashur gjithmonë të dëgjojë çfarë ka për të thënë Serbia dhe nuk ka pasur qasje të njëanshme. Ne kemi marrëdhënie të mira me disa rajone italiane. Kjo është e rëndësishme për bashkëpunimin e biznesit dhe inovacionit”, tha Vuçiç. Nga ana tjetër, Meloni, gjatë fjalës së saj përmendi edhe dialogun me Kosovën. “E di që Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive ndaj dialogut me Kosovën. Italia e mbështet atë proces për realizimin e të gjitha detyrimeve që palët kanë marrë. Ka tema të tjera ku mund të bashkëpunojmë dhe të gjejmë shumë zgjidhje”, tha ajo. Por jo gjithçka shkoi perfekt në vizitën e saj. Serbët e pritën kryeministren italiane me flamuj hungarez. Në fakt, kombinimi i ngjyrave të flamurit italian dhe atij hungarez është i njëjtë, por vijat hungareze janë të vendosura horizontalisht, kurse vijat italiane janë vertikale. Shiritat nuk ishin vendosur siç duhet përgjatë autostradës kështu që Meloni u përshëndet me flamuj hungarez. Momenti bëri xhiron e rrjeteve sociale, ndonëse duket se ishte një gafë nga pakujdesia e shtetit serb.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë