Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi pas një takimi që zhvilloi sot në Tetovë me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni gjatë 10 viteve të fundit vazhdon të përkeqësohet.
“Haradinaj shprehu interesim për gjendjen në Maqedoni, për pozicionin e shqiptarëve, unë i dhashë vlerësimet tona dhe gatishmërinë tonë të jemi kontribues, e njoftova që gjendja e shqiptarëve jo që nuk është përmirësuar në këtë 10 vjeçar të fundit, por vazhdon të keqësohet ende më shumë, në aspektin e realizimit të drejtave të tyre fondamentale, si në aspektin e vështirësive ekonomike, ashtu edhe në aspektin e vështirësive sociale”, theksoi Menduh Thaçi.