BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x

Rajoni

Merr fund “shfaqja”, analistët serbë “i çjerrin maskën” Vuçiçit, çfarë fshihej pas aktrimit në OKB, si do ta përdorë presidenti serb rezolutën për një plan tinëzar, ja çfarë e pret Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën

Merr fund “shfaqja”, analistët serbë “i

Disa dhimbje koke zgjasin më shumë, për të mos përmendur ftohjet që zgjasin edhe më shumë, krahasuar me pikëllimin disa ministrave serbë për Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, e miratuar në 23 maj. Kështu shkruan me ironi media kroate “Jutarnji List”, referuar votitmit në Nju Jork dhe reagimeve nga pala serbe.  Të mbledhurit në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë, fillimisht dëgjuan fjalim historik të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e më pas, me fytyra plot shqetësim, panë votimin e vetë rezolutës. Shqetësimi dhe pasiguria u zëvendësuan nga trishtimi, por të mbështjellë me flamuj ata vendosën, me sa duket, që kjo nuk do t'i lëkundte. Me ndihmën e mediave ata e kthyen humbjen në një fitore të re epike, titujt ulërinin për debaklin e propozuesit dhe votimi u trajtua si festë.

Serbia harron “dhimbjen”

Megjithatë, nga Trieste, ku po mbahej Forumi i Biznesit, Tomislav Momirovi ka postuar një fotografi të delegacionit serb, të buzëqeshur në profilin e tij në Instagram. “Një ditë pas fitores së madhe të Presidentit Vuçiç në Nju Jork, këtu në Trieste në Forumin e Biznesit po luftojmë me krenari për investime të reja dhe shanse më të mira për ekonominë tonë në tregun italian”, shkroi ai. Përveç Momiroviçit, në foto mund të shohim edhe ministra të tjerë serbë. Janë Irena Vujoviç, Dubravka Gedoviç, Goran Vesiç dhe Aleksandar Martinoviç dhe të gjithë kanë të njëjtën gjë - buzëqeshjen nga veshi në vesh. “Sigurisht që nuk do ta kenë nga një fitore kaq e rëndësishme të Vuçiçit”, shkruan sërish me ironi “Jutarnji List”, e cila shton se gjithsesi është bukur që pas disfatës në Asamblenë e Përgjithshme, i pushtoi trishtimi, menjëherë rikthyen buzëqeshje në fytyrë dhe vazhduan jetën.

Synimet e Vuçiçit

Dragan Popoviç nga Qendra për Politikë Praktike thotë se është absolutisht e qartë se Rezoluta e Srebrenicës po përdoret për të mbuluar zgjedhjet lokale. “Mendoj se është e qartë se qëllimi i qeverisë së Vuçiçit është që çështje të tilla të jenë në qendër të fushatës. Në ato situata, ai mund të luajë me historinë e vjetër se Serbia është e kërcënuar, se ka armiq nga të gjitha anët dhe se kemi nevojë për unitet dhe se duhet të mblidhemi rreth liderit. Ai shpik një kërcënim, paraqitet si shpëtimtar. Është shumë perfide, por efektive për të dhe nuk është hera e parë që ndodh”, shpjegon bashkëbiseduesi i “Nova.rs”. Ai thekson se kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë në një situatë ku ka zgjedhje lokale, sepse mbulon çështjet lokale. “Ata demonstrojnë shumë qartë se sa e keqe është qeveria e SNS. Ajo nuk ka asnjë gjë pozitive në Beograd, Novi Sad, Nish apo Çaçak me të cilën do të dilte publike. Është absolutisht e qartë se historia e Srebrenicës po përdoret për të mbuluar zgjedhjet lokale dhe për të siguruar fuqinë e vazhdueshme të SNS-së”, përfundon Popoviç.

Lidhjet me Malin e Zi

Duke folur për “gozhdën” e Vuçiçit dhe pasojat e mundshme për karrierën e tij, por edhe për vetë Serbinë, analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç thotë se mendon se nuk do të ketë pasoja. “Mendoj se kjo retorikë luftarake që kemi dëgjuar javët e fundit do të qetësohet shpejt dhe nuk do të ketë asnjë pasojë, veçanërisht jo ato që përmendën presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiç. U zgjova sot në mëngjes dhe Serbia nuk u shpall shtet gjenocidal, e serbët nuk janë popull gjenocidal, siç na trembën”, thotë Jakshiç për “Nova.rs”. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, Boshko Jakshiç i përgjigjet pyetjes nëse pas miratimit të rezolutës ato mund të përkeqësohen edhe më tej. “Ato marrëdhënie tashmë e kanë marrë rrugën , por nuk e di nëse do të ndodhë një situatë si ajo e vitit 2008, kur ambasadorët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi u dëbuan sepse e njohën pavarësinë e Kosovës. Në përgjithësi, mendoj se Vuçiç nuk ka arsye të kritikojë Malin e Zi, sepse amendamenti i tyre kontribuoi që në fund të fundit të mos flasim për asnjë lloj përgjegjësie kolektive, por individuale. Për sa i përket BiH, mendoj se kërcënimet e Milorad Dodik për shkëputjen e Republika Srpska janë gjithashtu fjalë boshe”, përfundon Jakshiq.