Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç ka takuar dje kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel në Bruksel, në vend të Malit të Zi, siç ishte planifikuar më parë, por pasi parlamenti malazez miratoi rezolutën për Jasenovac, Michel e anuloi vizitën e tij në atë vend. Siç njoftojnë nga zyra e Milatoviçit, presidenti i Malit të Zi në një bisedë miqësore dhe të përzemërt ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u bërë së shpejti anëtar i plotë i BE-së me veprime mendjengushtë, të cilat, siç theksoi ai, janë synimi prioritar i politikës së jashtme”, duke aluduar në miratimin e një rezolute për Jasenovacin. Ai përsëriti angazhimin e tij ndaj agjendës evropiane në mënyrë që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28 i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Milatoviç theksoi gjithashtu se shoqëria malazeze pothuajse plotësisht e mbështet hyrjen e Malit të Zi në BE, gjë që i detyron vendimmarrësit të punojnë me përkushtim drejt realizimit të këtij qëllimi. Charles Michel tha gjatë takimit se Mali i Zi duhet të qëndrojë në rrugën evropiane dhe falënderoi Milatoviçin për angazhimin e tij për ta bërë Malin e Zi anëtarin e parë të BE-së. Milatoviç ka kritikuar më parë miratimin e Rezolutës për Jasenovacin dhe deklaroi se beson se aktorët politikë malazezë që kryejnë funksionet më të rëndësishme në vend janë të detyruar që në vend që të relativizojnë dhe shtrembërojnë realitetin t’i qasen më me përgjegjësi interesat shtetërore të Malit të Zi. Ai shtoi se është i sigurt se miratimi i rezolutës për Jasenovacin në Kuvendin e Malit të Zi është arsyeja pse kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, e anuloi vizitën në këtë vend. Parlamenti i Malit të Zi miratoi të premten rezolutën për gjenocidin.
Sa para merr në dasma? Ja si përgjigjet Era Rusi
Pyetja që u bëhet më shpesh artistëve, është sesa paguhen në koncerte. E kësaj pyetje nuk i shpëtoi as Era...
Lexo më shumë