BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Rajoni

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën në OKB, serbët në Veri 'humbasin toruan', krijojnë kaos në rrugët e Mitrovicës

Miratimi i rezolutës për Srebrenicën në OKB, serbët

Qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë parakaluar me veturat e tyre në rrugët e këtij qyteti, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Dhjetëra automjete, në të cilat ishin vendosur flamuj të Serbisë, lëvizën në rrugët e kësaj komune, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij organizimi në Mitrovicë të Veriut, një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ndërkaq, në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, qindra makina, me flamuj serb, parakaluan në rrugët kryesore të qytetit, në shenjë proteste për rezolutën e miratuar.

Ndërkaq, në Podgoricë, para ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi u mblodhën qytetarë për të kundërshtuar votën për të shtetit për rezolutën.

Qytetarët që u mblodhën brohoritën “tradhti” dhe “Rusi”, teksa u panë flamuj rusë dhe serbë.

Më 23 maj, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuan rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë debatit, Vuçiçtha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar”“nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

Kjo rezolutë, që është bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi dhe në entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, ku udhëheqësit kanë thënë se ai do ta etiketojë gjithë popullin serb si “mbështetës” të vrasjeve masive.

Në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi në Srebrenicë njihet si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.

Rezoluta e miratuar, ndër të tjera, bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg./ REL