BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në bulevard që mund të përfundojnë më 12 mars në tavolinën e SPAK

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të vrarë protestuesit në 21 janar 2011 e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri rrezikon burgim të përjetshëm

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të
x
BREAKING NEWS

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet Shehut”, ja të gjitha të pathënat dhe mesazhet e forta në prapaskenë nga vizita në Tiranë e Sekretarit Amerikan ndaj kryeministrit shqiptar

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet
x
BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x

Rajoni

Misteri i 11 pikave që po trazon politikën në Beograd, ja çfarë shkruhet realisht në planin franko-gjerman për Kosovën që do të zërë “mat” Serbinë dhe si do të fitojë njohje Prishtina nga pesëshja e BE

Misteri i 11 pikave që po trazon politikën në Beograd, ja

“Të bindë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës, e cila më pas mund të shërbejë si atu për njohjen reciproke të Beogradit dhe Prishtinës. A është ky një nga qëllimet e planit evropian (plani franko-gjerman), i cili do ta vendoste Serbinë përfundimisht në një pozitë "mat" dhe do t'i jepte fund një çështjeje dhjetëvjeçare, valët e së cilës prekin të gjithë rajonin?” Kështu e nis shkrimin media serbe “Blic”. Sipas këtij artikulli, versioni i tretë i planit Scholz-Macron është në tavolinë dhe pjesëmarrësit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë vënë në dijeni për pasojat me të cilat do të përballen nëse nuk e nënshkruajnë atë. Megjithatë, çfarë saktësisht shkruhet në të, e dinë vetëm një rreth i ngushtë njerëzish që morën pjesë në negociata. Versioni i njohur për publikun e gjerë ka dhjetë pika, por përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak thotë se versioni zyrtar në tryezë ka 11. Megjithatë, ai pohon se nuk është një ndryshim thelbësor midis dy planeve dhe i pyetur se cili është ndryshimi thelbësor, ai në mënyrë enigmatike thotë: “Le të mos luajmë me të, kjo është një filozofi.”

Misteri i BE

Megjithatë, tashmë në deklaratën e radhës, Lajçak ka theksuar se do të vijojnë bisedimet me përfaqësuesit e pesë vendeve të BE-së që (ende) nuk e kanë njohur Kosovën, për të pranuar planin. Shefi i diplomacisë së BE-së, Borell, shpalli triumfalisht më 12 dhjetor se plani franko-gjerman tashmë është “plani evropian për Kosovën”, sepse të 27 anëtarët e Unionit e kanë pranuar dhe kanë qëndruar pas tij. misteri është edhe më i madh. Kjo do të thotë se presioni që buron nga ky plan nuk ka për qëllim vetëm adresat e Beogradit dhe Prishtinës, por janë përfshirë edhe vendet e BE-së (Sllovakia, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Spanja), secila për arsyet e veta të brendshme. Lajçak tha se është duke negociuar me ato vende për të miratuar propozimin evropian, por edhe se ka mesazhe pozitive se katër nga pesë prej këtyre vendeve shohin se është e rëndësishme që "procesi të sjellë rezultate".

Thembra e Akilit e Brukselit

Mediat serbe pyesin: A e zbuloi ai në fakt rrugën e BE-së, dhe rrjedhimisht thelbin e planit për Kosovën? Normalizimi i marrëdhënieve, dhe disa do të thoshin njohja reciproke, janë qëllimi përfundimtar i dialogut, por ato janë edhe thembra e Akilit e Brukselit, sepse vetë BE-ja nuk është unike në këtë çështje. Pikërisht këtë ka kujtuar ish i dërguari special i BE-së për Kosovën, Ëolfgang Petriç, duke vlerësuar se dobësia e BE-së është se pesë shtete anëtare nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë lojë të manovrimit, Brukseli mesa duket ka vendosur të përdorë një taktikë të re. Këtë e theksoi Dragiša Mijaçiq, koordinator i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian për Dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ndër të tjera ai ka thënë se marrëveshja e përmendur franko-gjermane synon edhe krijimin e elementeve që “Sllovakia, Greqia dhe Rumania ta njohin Kosovën”.

Kush do ta tërheqë i pari këmbën?

Shpesh bëhet oferta se cili vend mund të jetë i pari që do të tërhiqet dhe do ta njohë Kosovën. Në këtë kontekst, përmendet Greqia, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se në fund të vitit 2021, ajo ngriti nivelin e bashkëpunimit me Prishtinën nga ai ekonomik në atë politik. Besohet se varësia ekonomike nga BE-ja dhe problemet e sigurisë me Turqinë mund ta shtyjnë atë të ndryshojë qëndrimin e saj. Por, sa herë që shfaqet ky spekulim, autoritetet lokale bëjnë të ditur se “Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën”. “Ashtu si marrëveshja ndërmjet dy Gjermanive nga viti 1972 hapi perspektivën që të dyja të bëhen anëtarë të OKB-së dhe të njihen nga Perëndimi, pra nga blloku lindor, po ashtu është e mundur që qarqe të caktuara të besojnë se Kosova mund të njihet nga shtetet e para pesë vendeve evropiane”, thotë Novakoviç. Më tej ai shton se ky mund të jetë qëllimi, por pyetja është nëse do të realizohet.