BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Rajoni

Ndalimi i disa shtetasve të Kosovës, analistët në Beograd 'fundosin' serbinë: Një vend që ka prekur fundin moral e politik

Ndalimi i disa shtetasve të Kosovës, analistët në Beograd

Ndalimet në kufi dhe marrja në pyetje disa orëshe nga autoritetet e Serbisë të shtetasve nga Kosova, po ndodhin gjithnjë e më shpesh. Madje jo vetëm e atyre të nacionalitetit shqiptar.

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim e Komunitetet në qeverinë e Kosovës, është mes atyre që  vazhdimisht është ndaluar nga policia serbe.

“Shumë shpesh dëgjoj serbët që thonë se ne nuk jemi të lirë të shkojmë në fshatin tonë të lindjes, sepse dikush mund të na arrestojë në Merdar dhe të na akuzojnë. Nga ana tjetër, tani shumë shqiptarë, diaspora e tyre, do të ndjejnë pasigurinë e plotë të udhëtimit nëpër Serbi. Nëse ky ishte qëllimi dhe përkushtimi i negociatorëve për të krijuar një atmosferë të tillë, atëherë tani kemi diçka qe është në të kundertën me pajtimin dhe relaksimin e marrëdhënieve”, tha në një intervistë televizive Rada Trajkoviq, këshilltare në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Ndalimet dhe arrestimet e tilla, Beogradi zyrtar i arsyeton si veprime për kontrolle sigurie, ndërsa përveç shqiptarëve, ndalon edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës, e që nuk janë në përputhje me qëndrimet e Listës Serbe dhe pushtetit serb.

Njohësit e zhvillimeve këto i shohin si një lloj hakmarrje pas zhvillimeve të fundit në Këshillin e Evropës në raport me Kosovën.

“Është një sjellje absolutisht jodiplomatike, jopolitike dhe çnjerëzore. Këtë me arrestimet e policëve dhe zëvendës komandantit të Policisë së Kosovës që është serb, po e bëjnë me qëllim sepse po duan të thonë se këtu po e arrestojmë tradhtarin. Kjo është diçka e shëmtuar për një vend. Kështu  sillet Serbia. Ne kemi prekur fundin moral dhe politik. Besoj se perëndimi e sheh këtë”, tha Zllatoje Martinov, publicist.

Edhe pse ka reagime nga disa shtete perendimore, si dhe nga Departamenti i Shtetit i Amerikan, pak njerëz besojnë se thirrje të tilla nga perëndimi do të japin rezultate, duke paralajmëruar mundësinë që të vazhdojnë  lëvizjet jodiplomatike të Serbisë.