Përfaqësuesi i partisë opozitare serbe Zajedno, Gjorgje Miketiç tha dje se ka marrë një fotografi intime nga një numër i panjohur telefoni. Miketiç pretendon se në fakt është shantazh që ka ndodhur pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç se ai “di diçka” për të dhe ka paralajmëruar se për këtë do të bëjë padi kundër një personi të panjohur dhe do ta thërrasë presidentin si dëshmitar. “Kjo është dëshmi se BIA (Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit, Agjencia e Inteligjencës Serbe) nuk mbron shtetin por punon për Aleksandër Vuçiçin dhe regjimin e SNS-së, duke synuar opozitën dhe qytetarët”, ka shkruar Miketiç në rrjetin social X. Në një prononcim për televizionin serb N1, Miketiç deklaroi se nuk mund të konfirmojë se çfarë ishte në foton me të cilën po kërcënohej sepse ishte “e vjetër dhe e paqartë”. Vuçiç në mënyrë të përsëritur e quajti Miketiçin një “turp njerëzor” në TV Pink të dielën në mbrëmje dhe insinuoi se ai “di diçka për të për të cilën nuk duhet të flasë”, por se Miketiç “e di atë që di” dhe se është më mirë për të që të rrijë në heshtje. Partia Fronti i Majtë e Gjelbër (ZLF) dënoi keqpërdorimin e fotografive private të Gjorgje Miketiqit dhe e vlerësoi rastin si “shqetësues”. Siç thonë ata, kjo “kapërcen kufijtë e luftës politike, hyn në sferën personale dhe çon në terrorizimin e një familjeje të tërë”. Delegacioni i vëzhguesve parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), njoftoi se fushata parazgjedhore në Serbi u shënua nga “një nivel i paprecedentë i fushatave negative dhe frikës, sulme kundër opozitës dhe gazetarëve si dhe pyetje serioze në lidhje me median”. Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë