Rrihet barbarisht nga huliganët maqedonas një i ri shqiptar në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dizhon, të kryeqytetit maqedonas, ku 18 vjeçari Isuf Islami, po ecte me dy shokët e tij dhe është ndaluar nga një grup huliganësh maqedonas, të cilët më pas e kanë sulmuar brutalisht.
Viktima e rrahur ka mbetur i vetëm, pasi dy shokët e tij kanë arritur të largohen. “Ata janë afruar dhe e kanë pyetur se çfarë nacionaliteti është dhe ai i ka bërë me dije se është shqiptar menjëherë është sulmuar me sende te forta duke pësuar goditje të rënda dhe tronditje në tru”.
Më pas 18 vjeçari është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit, ku është konstatuar se ka thyer nofullën e poshtme, kockës ballore, dëmtimi i unazave të qafës dhe shtyllës kurrizore.