BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Rajoni

Paralajmërimi i Vuçiç se Serbinë e presin ditë të vështira, REL: Nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë

Paralajmërimi i Vuçiç se Serbinë e presin ditë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha më 28 mars se Serbinë e presin “ditë të vështira” dhe se këtë e ka diskutuar me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre, dhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, duke thënë se për gjithçka do të flasë më shumë “në ditët në vijim”.

Ai hodhi poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas paralajmërimeve për largimin e mundshëm të saj nga Këshilli i Evropës, nëse kjo organizatë e pranon Kosovën.

"Nuk kam dëgjuar të flitet për këtë. Po flisja për kohët e vështira që e presin Serbinë," tha Vuçiç gjatë një vizite që ua bëri punimeve të hekurudhës Nish-Dimitrovgrad.

Më 27 mars, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyanis, në të cilin thuhet se Kosova i ka përmbushur kushtet për t'u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e këtij vendi në organizatat ndërkombëtare dhe më 22 mars, Vuçiç njoftoi për mundësinë e tërheqjes së Serbisë nga Këshilli i Evropës në rast të pranimit të Kosovës.

Presidenti serb u tha gazetarëve më 28 mars se situata për Serbinë është "aq e ndërlikuar dhe komplekse" sa ai duhet "të flasë hollësisht" për të.

"Nesër, ose pasnesër, do t'i merrni të gjitha përgjigjet. Situata është stabile dhe e sigurt, por a është e vështirë, është", tha Vuçiç dhe shtoi se problemet politike me të cilat përballet Serbia "për fat të keq nuk do të largohen".

Ai konfirmoi se kishte folur edhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, por as për këtë nuk ka dashur të japë hollësi. Më 26 mars, Vuçiç njoftoi në Instagram se “interesat kombëtare të Serbisë janë drejtpërdrejt të kërcënuara”.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lloj lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit... Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të [Republikës] Sërpska”, tha ai.

Një ditë më vonë, ai u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Beograd dhe njoftoi se kishte një "bisedë të gjatë dhe të hapur" me ta. Pas takimit, Vuçiç shkroi në Instagram se do të vazhdojnë bisedimet me ambasadorët e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.

Ndërkohë, një takim më 26 mars i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa marrëveshje në Bruksel për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë është ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar. Një rund i ri i dialogut, siç është paralajmëruar, do të mbahet më 4 prill.

Në një postim në Instagram, Vuçiç përmendi "kërcënimin ndaj interesave jetike dhe kombëtare" të Republikës Sërpska, nga ku ata paralajmëruan miratimin e ligjit të tyre zgjedhor përtej të drejtave dhe autorizimeve kushtetuese dhe ligjore të këtij entiteti të Bosnjës.

Pasi përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 26 mars vendosi ndryshime në Ligjin Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës, i cili do të parandalojë manipulimet zgjedhore, Republika Sërpska njoftoi një seancë të posaçme për 28 mars për "situatën e sigurisë dhe politike".