
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Pas dështimit të bisedimeve në Bruksel, presidentja Osmani bën thirrjen e fortë ndërkombëtarëve: Ne gati për zgjedhje, problemin gjejeni tek serbët

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Shtator 2023

Këtë të enjte janë mbajtur takime të ndara në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE, ku Borrel ka zhvilluar takime me Vuçiçin dhe veçmas takime me Kurtin.
Kosova është e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në katër komunat në veri, por problemi qëndron tek serbët që jetojnë atje, kështu është shprehur Vjosa Osmani në një intervistë.
Për “Politico”, presidentja e Kosovës deklaroi se serbët lokalë po frikësohen nga njerëzit që paguan Aleksandër Vuçiç.
“Jemi të gatshëm t`i mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe nga Beogradi zyrtar. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim ndonjë lëvizje se kur Vuçiçi do të reshtë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, shprehet Osmani.
Osmani u shpreh se duhet angazhim që çdo gjë të bëhet në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë e me aleatët, e të evitohen tensionet.
“Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, i bëjnë njerëzit të ndihen të pasigurt, largon investuesit potencialë nga vendi ynë, ndonëse Kosova është shtet shumë i sigurt. Dhe po ashtu tensionet u marrin aq shumë energji institucioneve, në vend se të merremi me reformim të sistemit të arsimit, shëndetësisë, e të krijojmë vende pune. Historia e Kosovës është histori e aksioneve të përbashkëta. Kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur kemi punuar së bashku me partnerë dhe aleatët tanë”, tha Vjosa Osmani.
Ajo shtoi më tej se BE-ja duhet të përshpejtojë hapat, duke nënvizuar se për Kosovën anëtarësimi në bllokun evropian është prioritet institucional e vullnet i popullit.
Më të lexuarat


Osmani: Biden dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën

U arrestuan në veri të Kosovës për krime lufte, gjykata cakton masën për tre serbet

BE ultimatum Kosovës: Nisni punën menjëherë, asnjë parakusht nuk pranohet. Kemi qenë të qartë…

Analiza e REL: Katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri të Kosovë, çfarë po ndodh me hetimet

"Batërdi e meme me shumë faqe"/ Gjekmarkaj bën ironinë 'therëse' ndaj qeverisë për censin e popullësisë: Mos shpërndani të tillë paçavure se do pataksni qytetarët

“Qesh mirë kush qesh i fundit”/ Vuçiç kërcënon ministrin e Kosovës: Do ta shohim kush do të arrestojë kë

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Serbia kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, Vuçiç sfidon amerikanët dhe paralajmëron se do të nxjerrë fakte tronditëse për Prishtinën

Kroacia “shuplakë” Serbisë në OKB, bën thirrje për njohjen e Kosovës

Dhuna barbare ndaj 3-vjeçarit në çerdhe, zëdhënësja e prokurorisë shokon me deklaratën: Fëmija është me vrimë në zemër, i bëj thirrje prindërve...
