Ngjarjet e mëngjesit të sotëm në Kosovë kanë bërë që kryeministri i vendit Albin Kurti të bëjë lëvizjen e menjëhershme urgjente. Vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri në veri, ka bërë që institucionet e sigurisë së Kosovës të mobilizohen.
Kryeministri Kurti në rrjetin social Facebook tha se nga ora 10 të ditës së sotme, do të mblidhet
“Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Polici që mbeti i plagosur ka kryer intervenimin kirurgjik dhe është në gjendje stabile shëndetësore.