
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Pas zgjedhjeve në veri, Kosova sot beton tre kryetarët e rinj të komunave (emrat)

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Maj 2023

Në veri të Kosovës, sot pritet të betohen 3 kryetarët e rinj të komunave të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Të trija komunat janë të banuara me shumicë serbe.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur të mërkurën se, për arsye sigurie, kryetarët e rinj do të betohen në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale.
Në Leposaviç, kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi, do ta bëjë betimin në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pritet ta bëjë betimin solemn në fshatin Çabër të kësaj komune, në objektin e zyrës komunale për komunitete.
Ndërsa në Zveçan, kryetari Ilir Peci, do ta bëjë betimin solemn në fshatin Boletin, përkatësisht në shkollën fillore “Isa Boletini”, ku do të konstituohet edhe asambleja e kësaj komune.
Që të tre kanë fituar mandatin për kryetar nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në komunat veriore të Kosovës më 23 prill. Këto zgjedhje u organizuan pasi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në vend, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për targat, u largua nga institucionet e Kosovës.
Pjesëtarët e komunitetit serb gjerësisht bojkotuan zgjedhjet e prillit dhe thanë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 3.47 për qind.
Javën që shkoi, më 19 maj, kryetari i ri Mitrovicës së Veriut – komunë gjithashtu e banuar me shumicë serbe, Erden Atiç, e ka bërë betimin para kuvendit komunal.
Derisa Komuna e Mitrovicës së Veriut ka objektin e saj, në tri komunat tjera deri më tash, në të njëjtat objekte komunale kanë punuar institucionet komunale sipas sistemit të Kosovës, por edhe të ashtuquajturat organe të përkohshme, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë.
Edhe nga Beogradi zyrtar ka pasur reagime që kundërshtojnë ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke nënvizuar se “ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”, ka thënë se kjo është përpjekje për presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç e ka quajtur “pushtim” ardhjen në detyrë të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, duke thënë se me veprimet e tyre “Kurti dhe Prishtina [zyrtare] duan të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe të provokojnë luftë”.
Shtetet e QUINT-it kanë shprehur shqetësimin e tyre për zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill, duke thënë se ato nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e përfshira, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb.
QUINT-i përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Nëpërmjet një deklarate të përbashkët të publikuar më 18 maj, këto shtete u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve “që urgjentisht të punojnë së bashku mes vete të gjitha palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna”./ REL
Më të lexuarat


Pas takimit me Escobarin e Lajçakun, vjen reagimi i Vjosa Osmanit

Escobar ultimatum Kosovës: Sot dhe nesër duhet të arrihet pajtimi për shtensionimin e situatës në veri

Një tjetër vend nën pushtetin e shiut, meteorologu del me paralajmërimin e frikshëm, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Video/ Çfarë po ndodh? KFOR dhe serbët lokalë matin “forcat” në veri të Kosovës

“Raportet SHBA-Kosovë janë shumë të forta, më dhemb kur njerëzit mendojnë se…”/ Konflikti në Veri, Ecobar zbardh planin: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin

“Dhe varret tona do luftojnë me armiqtë”/ Vuçiç betohet mbi jetën e familjes: Nuk e dorëzoj kurrë pushtetin

Takimi i Lajçak e Escobar me Osmanin, zbardhet fokusi bisedimeve

Zgjedhjet e reja në veriun e Kosovës? Vjen reagimi i menjëhershëm i KQZ-së

"Ardhja e trupave të KFOR-it nga Turqia", analisti i njohur zbërthen planet e fshehta të Vuçiçit me Erdoganin për Kosovën

3 kërkesa dhe 8 pika, Lajçak-Escobar zbarkojnë në Prishtinë e Beograd, ja çfarë do të kërkojnë nga të dyja palët, zbulohet kthesa e madhe e Perëndimit dhe opsioni i ri i BE, mediat serbe nxjerrin prapaskenat
