Teksa konflikti shumë-vjeçar Greqi-Maqedoni e Veriut kërcënon të rindizet në Ballkan, BE po përpiqet të ruajë ekulilibrat. Komisioni Europian i bën thirrje Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të respektojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Prespës. Në një intervistë të dhënë në për “Euroaktiv”, zëdhënësi i KE-së ka nënvizuar se është e rëndësishme që marrëveshjet të zbatohen me vullnet të plotë nga të dy palët. “Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit. Marrëveshjet e përhershme dypalëshe duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të dyja palët duke llogarit edhe Marrëveshjen e Prespës midis RMV-së dhe Greqisë”, thuhet në deklaratë. Kjo deklaratë vjen pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova nga partia e VMRO-DPMNE, në ceremoninë e betimit pasi fitoi zgjedhjet përdori emrin “Maqedoni”. Kjo shkaktoi reagime të ashpra nga Greqia, por gjithashtu reagime kritike pati edhe nga Bullgaria. Kjo deklaratë e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut shkaktoi reagime edhe nga BE dhe SHBA duke bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e Prespës. Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Mes këtyre debate, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërcënoi të vërë veton në rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi nuk respekton marrëveshjen. “Nëse dikush mendon se mund ta shpërfillë Marrëveshjen e Prespës, duhet ta dijë se rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe se protokollet nuk do të ratifikohen nëse nuk respektohet ajo që parashikon Marrëveshja”, tha në një deklaratë më herët Mitsotakis.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë