Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç, është shprehur se nuk sheh asnjë arsye për të pasur një listë të përbashkët të serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për një listë të përbashkët dhe për një fshehje prapa unitetit kombëtar, nëse në zgjedhjet lokale nëpër komunat me shumicë serbe partitë serbe garojnë mes tyre..
Sipas tij, në komunat me shumicë serbe, këta të fundit e kanë shumicën bindëse dhe jo të ngushtë. Prandaj, siç ka thënë Petroviç, serbët vetë mund t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, pa ndonjë frikë se në proceset e zgjedhjeve, për shkak të shpërndarjes së votave, mund të mbesin pa përfaqësues të tyre.