BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Rajoni

Plani franko-gjerman e fut Vuçiçin në telashe, media e njohur serbe e sulmon ashpër, rendit të gjitha “gafat” e tij, ja si presidenti ndihmoi në fshehtësi për njohjen e Kosovës

Plani franko-gjerman e fut Vuçiçin në telashe, media e njohur

Kosova pa dyshim është “fiksimi” i presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Fiksim, që ai e ka pranuar edhe vetë, disa herë. “Pa zgjidhjen e këtij problemi, gjithçka që kam arritur deri më tani nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na vrasë,” tha Vuçiç në vitin 2018 në një intervistë me prestigjozen britanike “Financial Times”. Sot, në vitin 2024, 6 vjet më vonë duket se koha “ka ngrirë” dhe situata duket po njësoj mes dy vendeve. Por, në një poster të panënshkruar që qarkullon së fundmi në Serbi, Presidenti i Republikës, Aleksandër Vuçiç, cilësohet si “tradhtari më i madh” për politikën që zbaton në Kosovë dhe në fletëpalosje ka një listë me rreth njëzet artikuj, ku arrihet në përfundimin se presidenti serb, gjatë kohës së sundimit të tij, i është “dorëzuar” menaxhimit të autoriteteve të Kosovës, duke kontribuar kështu në njohjen e Kosovës si shtet.

“Dorëzimi” i Vuçiç

Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, thuhet se Vuçiç "u dorëzua": të gjitha kompanitë publike, telekomunikacioni, kodi i zonës, furnizimi me ujë (Liqeni i Gazivodës), sistemi elektroenergjetik, infrastruktura, posta, hekurudhat, gjyqësori, regjistrat e tokës, sistemi tatimor dhe monetar, të gjitha “u dorëzuan”. “Ai pranoi heqjen e mbrojtja civile, dorëzoi pikat policore dhe doganore, mundësoi krijimin e kufirit, targat, pasaportat, kartat e identitetit, dokumentet, pranoi anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, pjesëmarrjen e Listës Serbe në qeveri, njohjen reciproke e Izraelit dhe Kosovës e arritur me marrëveshjen e Uashingtonit dhe marrëveshjen e Brukselit për çështjen e Asociaonit”. Shumë më e rëndësishme se informacioni se kush i ka shtypur këto postera është çështja nëse vërtet janë bërë të gjitha këto “lëshime” dhe nëse ato kanë ndihmuar drejtpërdrejt në pavarësinë e Kosovës, pra nëse Vuçiç, siç akuzohet, vërtet tradhëtoi interesat serbe në krahinën jugore dhe kontribuoi në shembjen e tërësisë territoriale të shtetit.

Tradhtia e presidentit

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç thotë për “Danas” se shumica e gjërave në listë janë bërë në kohën e Vuçiçit, por ka edhe të tilla që kanë filluar më herët, ndërsa ai vetëm i ka thelluar. “Gjithçka që u tha është plotësisht e vërtetë, Vuçiq vazhdoi me një intensitet të paparë politikën që akuzoi edhe gjatë kohës që ishte në opozitë. Atë që askush para tij nuk mendoi ta bënte, ai e bëri. Pra, gjithçka që është thënë është e saktë, por ajo që është vendimtare nuk është thënë. E gjithë kjo është shkelje e interesave serbe, por nga pikëpamja formale është e vështirë të quhet tradhti sepse gjithmonë mund të interpretohet teknikisht. Vuçiç, megjithatë, bëri diçka që ishte formalisht tradhti, ai e pranoi verbalisht planin franko-gjerman më 27 shkurt të vitit të kaluar në emrin e tij. Pra, si President i Republikës, dhe ai nuk është kushdo, por dikush që është i detyruar të respektojë Kushtetutën e Serbisë”, thotë Angjelkoviç. Ai konkludon se të gjitha sa më sipër mund të interpretohen si shkelje e qëndrimeve serbe dhe në gjuhën e folur quhet tradhti, por formalisht dhe realisht nuk është.

Lufta e nxehtë civile

Nga ana tjetër, Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, paralajmëron se ky “pamflet” është një lloj retorike që përdoret nga një rrugë që nuk duhet ndjekur fare dhe se është e mbushur me injorancën e “shkrimtarit” për gjendjen në Kosovë. “Diçka e tillë nuk shërben për asgjë, sigurisht mos zgjidhjes së problemeve që janë renditur aty. Nëse dikush e ka pasur idenë që ta zvogëlojë ndikimin e Vuçiqit, mendoj se edhe i ndihmon”,thotë ai. “Sa i përket kësaj lloj retorike dhe mungesës së informacionit për situatën në Kosovë, mendoj se kjo është një rrugë që nuk duhet ndjekur, e cila na shpie nga kjo luftë civile e ftohtë propagandistike në një luftë të nxehtë civile. Po të kalojmë pas artikujve, përveç emocionit të madh, vërehet edhe mungesa e informacionit të shkrimtarit, disa gjëra absolutisht nuk mund t'i atribuohen Vuçiçit”, shton Janjiç. “Kjo nuk është një mënyrë për të ndryshuar qeverinë apo për të përmirësuar situatën në Serbi”, përmbyll ai.