BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Rajoni

"Po lidhen edhe më shumë me tyre", Kurti prezanton rezultatet nga bashkëpunimet me Shqipërinë: Kemi arritur në fazën finale për të ndërtuar hekurudhën Prishtinë-Durrës

"Po lidhen edhe më shumë me tyre", Kurti prezanton

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar disa të dhëna mbi punimet që kanë kryer e që lidhen me infrastrukturë. Ai ka treguar se si Kosova dhe Shqipëria po lidhen edhe më shumë mes vete përmes hekurudhave dhe rrugëve.

“Kemi arritur në fazën e përgatitjes së projektit ideor për ndërtimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës, që na lidhë edhe më shumë me Republikën e Shqipërisë dhe që i forcon edhe më tej ekonomitë tona. Po ndërtojmë rrugë që ndërlidhin fshatra të Kosovës me Shqipërinë për më shumë shkëmbime e më shumë turizëm malor”. Gjithashtu Kurti ka treguar se Kosova po lidhet edhe me Malin e Zi.

“Nga ana jonë si palë kemi bërë krejt çka duhet për rrugët që lidhin Pejën me Rozhajën, dhe Deçanin me Plavë, për të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi. Për ekonomi të shëndoshë e zhvillim të qëndrueshëm, infrastruktura është element kyç. Jo vetëm në ndërlidhjen më të shpejtë e të afërt ndërmjet qyteteve së brendshmi, por edhe në lehtësimin e qasjes në rrugë e bashkëpunim rajonal”.

Tutje, kryeministri ka shkruar se nuk ka qenë e lehtë punimi i disa rrugëve që sipas tij, ishin lënë keq nga qeveritë e mëhershme.

“Po, do t’i përfundojmë punët që qeveritë e mëhershme i lanë keq e në gjysmë, si rruga Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rruga Prishtinë-Pejë. Nuk ka qenë e lehtë të zhbëjmë labirintin burokratik, keqplanifikimet me projekte dhe keqmenaxhimet me kontrata, por po ia dalim.

Kanë filluar punimet me hov të merituar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Puna në segmentin e parë të kësaj rrugë kishte nisur në vitin 2009, para 15 vjetëve. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, po e kthejmë atë në rrugë nacionale me dy drejtime, me gjithsej katër korsi”, theksoi ai.

Kurti tutje ka pohuar se “puna po vazhdon edhe në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila ka filluar të ndërtohet në vitin 2016, para 8 vjetëve. Atë po e zgjerojmë dhe po ia shtrojmë të shumëpriturat 15 kilometrat e mbetur në segmentin Prishtinë-Lluzhan, për çka kemi ndarë 35 milionë euro”.

“Autostrada Prishtinë-Gjilan po shkon drejt përfundimit. Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më parë. Ndërkaq tash së fundmi janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc, me një gjatësi 12.8 km, në vlerë prej 21 milionë euro. E kemi ndarë buxhetin për të vazhduar pastaj me segmentin nga Dollci e deri në Zahaq”.

Më tej ai ka shkruar ”kemi filluar procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës nga dalja jug e autostradës në Prizren e deri në hyrje të tunelit të rrugës Prizren–Tetovë si dhe ndërtimin e rrugës nga fshati Kërstec në komunën e Sharrit e deri në fshatin Zapod të Bashkisë së Kukësit. Jemi afër përfundimit të urës në Drelaj dhe janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e urave në Badoc e Rogovë të Hasit”.

“Ndërtuam e asfaltuam rrugë edhe në zona e fshatra në veri të Republikës me të cilat lidhëm fshatrat mes vete si dhe me komuna në jug. Atje po ashtu për herë të parë po ndërtojmë e rinovojmë dhjetëra shtëpi të banorëve shqiptarë që janë dëmtuar nga lufta e fundit në Kosovë. E pas 24 vjetëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq hapëm e funksionalizuam Zyrat Kadastrale Komunale.

Të gjitha këto janë bërë, ndërkohë që borxhin për shpronësime e kemi ulur për 86 milionë euro”, shton kryeministri. Kryeministri ka pohuar se shtrimi i rrugëve është i rëndësishëm aq sa mirëmbajtja e tyre.

“Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë euro për tri vjet. Tani, me kontratat që kemi nënshkruar ne, me paramasa të ndryshuara, duke shtuar pozicione që e rrisin kualitetin e sanimeve siç janë rrjetat geogrid në shtresa të asfaltit dhe duke hequr pozicionet fiktive dhe ato të duplifikuara, e kemi zbritur atë në 38 milionë euro”.

“Përveç këtyre projekteve kemi trasuar udhën edhe për projekte të mëdha të Qeverisë sonë. Kemi nënshkruar marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për rrugën Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit.

Kemi paraparë 200 milionë euro investime për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, që do të mundësojë operimin e trenave me shpejtësi deri në 100km/orë në shumicën e seksioneve të linjës. Po punohet për rehabilitimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë me gjatësi 81 km, dhe linjës Klinë-Prizren, me gjatësi prej 58 km. Ne e kemi filluar punën tonë para tri viteve, me bindjen se kur ka vullnet të mirë, zgjidhja e drejtë është veçse një hap i guximshëm larg”.

Më të lexuarat