Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli kërkon që Kosova të realizojë seanca të përbashkëta qeveritare, për të nxitur impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje, sidomos me Shqipërinë. Sipas Pacollit, hartimi i një strategjie zhvillimore do ta thellojë bashkëpunimin me Shqipërinë, në interes të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve të dy vendeve.
“A nuk na duhet një strategji zhvillimore afatgjatë, që të miratohet në mënyrë konsensuale dhe që të jetësohet nga të dijshmit ? Kjo strategji duhet të përcaktojë prioritetet tona, aftësitë konkurruese, dhe mbi të gjitha të jetë komplementare me atë të Shqipërisë. A po shikoni se ç’po ndodh në rajon ? Qeveritë e Maqedonisë me atë të Serbisë dhe Bullgarisë, po takohen dhe po ecin përpara në këtë drejtim. E pse ne mos të bëjmë të njëjtën gjë ”, është shprehur Pacolli.