BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Rajoni

Propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska për t'u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, BE me tone të ashpra: Nuk tolerojmë sjellje që rrezikojnë sovranitetin

Propozimi i Qeverisë së Republikës Sërpska për t'u

Bashkimi Evropian nuk toleron sjellje që e rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pas propozimit të Qeverisë së Republikës Sërpska (RS) për t’u ndarë nga BeH, tha të premten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Të enjten, Qeveria e RS-së tha se në 30 ditët e ardhshme ajo do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

“Për fat të keq, nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla. BE-ja është e qartë dhe kjo është përsëritur disa herë. BE-ja dhe të gjitha vendet anëtare e mbështesin sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës“, tha Stano.

Ai e përsëriti se sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Bosnje e Hercegovinës duhet të ruhet, duke paralajmëruar “pasoja serioze“ për shkelësit e saj.

Liderët e BE-së vendosën në mars për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën. Ajo e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Më herët të premten, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se propozimi i Qeverisë së RS-së për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina, është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm dhe se një gjë e tillë “nuk do të nënkuptonte pavarësi, por fund për Republikën Sërpska”.

Qeveria e RS-së e bëri propozimin për “ndarje” gjatë një mbledhjeje të mbajtur në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të enjten, ku u miratua rezoluta që e shpall 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.