Burim Ramadani, ish-zëvëndës ministër i Mbrojtjes në Kosovë, poston vazhdimisht video në rrjetet e tij sociale, që tregojnë se pas Serbisë qëndron Rusia si mbështetësja e saj më e madhe.
Ai thotë se qëllimi i tij është zbulojë propagandën ruso-serbe.
Sipas tij, në Nish të Serbisë ndodhet qendra më e madhe ruse e spiunazhit në Ballkan, që ka kryer edhe sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
“Qëllimi imë është që të dekonstruktoj këtë propagandën ruso-serbe, ndërlidhjen e mësimeve që lufta hibride e Rusisë i ka dhënë Serbisë, qendrës ruse të spiunazhit në Nish që është qendra më e madhe ruse e spiunazhit në Ballkan që është themeluar në vitin 2012 dhe ka vazhduar me sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera, duke përfshirë edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Edhe trajnimin e grupeve të caktuara të cilat ndërlidhen jo vetëm me këtë jetën online, por edhe jetën e vërtetë. Ndërlidhja e kësaj lufte hibride me grupe të caktuara vërtetë nacionaliste të Serbisë dhe grupeve të tjera mercenare serbe që sot luftojnë në Ukrainë në krah të Rusisë, janë mesazhe të drejtpërdrejta që populli serb nuk do të lërë të qetë Ballkanin”, u shpreh ai.