Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se do të nisë nga puna për largimin e EULEX dhe të marrë vetë përgjegjësitë nga ky mision i BE. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se dialogu për tranzicionin e EULEX ka filluar. Pas rezolutës së kuvendit e cila parashikon fillimin e fundit të mandatit të EULEX, zëvendëskryeministri Kuçi është shprehur se tani qeverinë e presin detyra të tjera shtesë.
Më tej Kuçi, është shprehur se Kosova do të ndërtojë një strukturë të re nga fusha e gjyqësorit dhe prokurorisë, përfshi edhe atë të krimeve serioze që do të merret me rastet e rënda të krimeve me të cilat merret sot EULEX, në mënyrë që institucionet e Kosovës të jenë të gatshme të marrin përgjegjësitë që u takojnë.
Sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, EUELX do të kaloj këtë fazë tranzicioni deri më 15 qershor të vitit 2014, kohë kur edhe do tu delegonte përgjegjësitë autoriteteve vendase.