BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Rajoni

Qeveria e Kosovës zgjat procesin e regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës zgjat procesin e regjistrimit të popullsisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të premten për ta zgjatur për një javë procesin e regjistrimit të popullsisë në vend, duke mbështetur kërkesën e dhjetëra komunave, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Në një njoftim për media pas një mbledhjeje elektronike, ajo tha se gjithashtu është zgjatur deri në fund të gushtit edhe regjistrimi i diasporës.

Ajo tha se komunat e Dragashit, Prishtinës, Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës, Skenderajt, Obiliqit, Ferizajt, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Gjakovës, kishin kërkuar zgjatjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Regjistrimi – i cili nisi më 5 prill dhe ishte përcaktuar të përfundonte më 17 maj – do të zgjasë tani deri më 24 maj 2024, sipas njoftimit.

“Sipas propozimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, prej datës 18 deri më 24 maj 2024, regjistrimi/intervistat do të zhvillohen vetëm nga stafi i rregullt i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i cili do të mbulojë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet një individ apo ekonomi familjare, që për çfarëdo arsye, nuk mund të regjistroheshin më herët”, thuhet në njoftim.

Qeveria njoftoi se do të zgjatet gjithashtu edhe procesi i regjistrimit të diasporës, i cili bëhet përmes portalit eDiaspora, deri më 31 gusht 2024, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në fillim të kësaj jave, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, kishte paralajmëruar kërkesën e komunave për zgjatjen e procesit të regjistrimit.

ASK-ja tha në fillim të kësaj jave se deri më tani në Kosovë janë regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

Ndërsa, mbi 400.000 pjesëtarë të diasporës janë regjistruar përmes plaformës online, sipas saj.

Sa i përket pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, ASK-ja më 13 maj se të gjitha po marrin pjesë në regjistrim, por në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, ende ka hezitim.

Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – kishte thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë, në vitin 2011, nuk ishte mbajtur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug, me ftesë të Beogradit, kryesisht e kishin bojkotuar procesin.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.

Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese. REL