Gjatë një turneu në panairin ekonomik në Mostar, presidenti serb Aleksandër Vuçiç qortoi ashpër një gazetare, e cila duke bërë pyetje në lidhje me propozimin për një rezolutë për Srebrenicën, deklaroi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë gjeti se Serbia ishte fajtore për mosparandalimin e gjenocidin, transmeton “Nova.rs”. “Nuk është e vërtetë, mos e shpif. Është vërtetuar se Serbia nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për gjenocidin, vetëm për ta mbajtur parasysh. “Mos mashtroni siç i mashtroni njerëzit në Sarajevë se unë mbaja një pushkë snajper dhe qëllova dikë”, i tha Vuçiç. Pas përpjekjes së gazetares për t’iu përgjigjur deklaratës së tij, Vuçiç i ka bërtitur asaj që të mos e ndërpresë atë. “Problemi është se ju vazhdimisht shpikni, se ju në Sarajevë nuk mund t’i përmbaheni fakteve, duhet të shpikni diçka”, vazhdoi presidenti i Serbisë. Ai shtoi se në të ardhmen nuk do të përmendet asnjë shtet tjetër kur Serbia të dorëzojë propozime për rezoluta, për shembull për Jasenovacin, Kragujevcin, Kralevën, Jajincin e të tjera. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha se më shumë serbë u vranë në Sarajevë gjatë rrethimit sesa u vranë në Srebrenicë. “Një krim i tmerrshëm është kryer sigurisht në Srebrenicë. Nuk ishte problem që dikush të vinte për të treguar devotshmëri dhe keqardhje. Të gjithë ishin përgjegjës për të. Unë vetëm ju kërkoj që të mos shpikni dhe spekuloni për gjykime që nuk janë ashtu siç i paraqisni ju”, tha Vuçiç. Kujtojmë se residenti serb ka lajmëruar se do të udhëtojë së shpejti për në Nju Jork, ku do të përpiqet të parandalojë miratimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë