BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Rajoni

Rusia dhe Kina “fundosin” Serbinë, marrëdhëniet e rrezikshme me dy vendet rrezikojnë anëtarësimin në BE, ja kushtet që i ka vendosur Brukseli Beogradit, pse Vuçiç ka ngecur “mes dy zjarresh”

Rusia dhe Kina “fundosin” Serbinë, marrëdhëniet e

“E di që BE-ja është rruga jonë, nuk ka tjetër”. Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç për Bloomberg në janar 2023 për të ardhmen e vendit të tij dhe integrimin evropian. Megjithatë, siç shkruan “Forbes Italia”, më shumë se një vit më vonë, Vuçiç nuk e ka afruar aspak Beogradin me Brukselin. Madje ka bërë të kundërtën. Dëshmi e kësaj është reagimi i vakët i të gjithë liderëve evropianë, me përjashtim të Viktor Orban, ndaj rizgjedhjes së tij në dhjetor, e karakterizuar, sipas opozitës dhe komisionerëve të OSBE-së të pranishëm në vend, nga parregullsi, mashtrime dhe dhunë ndaj votuesve nga partia e shumicës.

Lidhjet me Rusinë dhe Kinën

Afërsia historike me Rusinë është një tjetër çështje përçarëse me Brukselin. Siç kujton “Forbes Italia”, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në udhëtimin e saj të fundit në Ballkan u shpreh: “Ne duam që ju të ndërmerrni hapat e ardhshëm për t'u afruar me ne edhe në politikën e jashtme”. Referenca për afërsinë me Putinin nuk është e rastësishme. Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve ekonomike kundër Moskës. Lidhjet e ngushta me Kinën janë gjithashtu një shqetësim. Marrëveshja tregtare e nënshkruar në tetor 2023 me Pekinin shkel rregullat për anëtarësimin në BE. Vitet e fundit, Kina ka financuar një sërë infrastrukturash strategjike për lidhjen e Serbisë me Pireun dhe Adriatikun përmes Bankës Exim (Eksport-Import) të Kinës. Për Beogradin, Pekini është një aleat i domosdoshëm në forumet ndërkombëtare për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të tij mbi Kosovën, si dhe është bërë furnizues i pajisjeve ushtarake. AleksandërVuçiç, pra, nga njëra anë nuk dëshiron të heqë dorë nga lidhja historike me Rusinë dhe Kinën, nga ana tjetër dëshiron të vazhdojë procesin e integrimit evropian, sepse Serbia nuk mund të bëjë pa Brukselin.

Tensionet me Kosovën

Siç shkruan “Forbes Italia”, pengesa kryesore për anëtarësimin e Beogradit në BE është çështja e Kosovës. Brukseli dhe Uashingtoni e vënë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën si kusht për integrimin. Një pikë themelore ishte krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Pjesa veriore e Kosovës, në fakt, është e banuar kryesisht nga serbe. Prishtina nuk dëshiron të heqë dorë nga ai territor. Në fund të majit tensioni rezultoi në përleshje të dhunshme të cilat çuan në plagosjen e 41 ushtarëve, duke përfshirë 14 italianë, të kontingjentit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Në shtator, një grup paraushtarakësh serbë kosovarë sulmuan policinë, ku një polic kosovar dhe tre paraushtarakë serbë mbetën të vdekur. Prishtina e përkufizoi episodin si një akt terrorizmi të komplotuar nga qeveria e Beogradit, ndërsa Vuçiç u përgjigj duke dënuar vrasjet e pajustifikuara të "patriotëve serbë" dhe vendosjen e ushtrisë në kufi.

Skenari i luftës

Tensioni mbetet shumë i lartë. Vuçiç ka deklaruar, madje së fundmi, para von der Leyen, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke rrezikuar kështu ngrirjen e procesit të anëtarësimit në BE.Megjithatë, shkruan “Forbes Italia”, BE dhe SHBA-ja nuk mund të përballojnë, pas Ukrainës, një luftë tjetër në zemër të Evropës. Vetë Italia duhet të parandalojë me çdo kusht shpërthimin e tensionit në Kosovë. Para së gjithash për afërsinë me vendin, por edhe për marrëdhëniet e lulëzuara tregtare me vendet e Ballkanit, pasi Italia është partneri i dytë tregtar i Serbisë në BE, pas Gjermanisë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, edhe për shkak të pranisë së rreth 850 ushtarëve italianë në territorin kosovar. Kina është gjithashtu e shqetësuar për një destabilizim të zonës, sepse interesat e saj tregtare mund të rrezikohen. Putin do të ishte i vetmi që do të përfitonte në rast të një përshkallëzimi mes Serbisë dhe Kosovës, i cili do të largonte vëmendjen dhe burimet perëndimore nga konflikti ukrainas. Më shumë se një shekull pas vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand të Habsburgut në Sarajevë, e cila shkaktoi Luftën e Parë Botërore, Ballkani kthehet në qendër të tabelës evropiane dhe botërore të shahut.