BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Rajoni

Samiti i OSBE-së, ministrat e rajonit e nënshkruajnë një deklaratë për luftimin e korrupsionit

Samiti i OSBE-së, ministrat e rajonit e nënshkruajnë një

Ministrat nga rajoni e kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për luftimin e korrupsionit në Evropën Juglindore përmes konfiskimit dhe digjitalizimit të aseteve, të enjten gjatë Këshillit Ministror të OSBE-së, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

“Përpjekjet bashkëpunuese janë thelbësore për të trajtuar në mënyrë efektive këtë sfidë komplekse. Duke pranuar se korrupsioni nuk njeh kufij, nënshkruesit zotohen të punojnë së bashku për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin në të gjithë Evropën Juglindore. Vetëm përmes veprimeve kolektive mund të bëjmë përparim të rëndësishëm në çrrënjosjen e korrupsionit”, thuhet në deklaratën e miratuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se korrupsioni kërcënon sigurinë dhe mirëqenien ekonomike dhe se nënshkrimi i deklaratës nënkupton përkushtimin e tyre “në nivelin më të lartë të mundshëm”.

“Me nënshkrimin e deklaratës theksojmë vendosmërinë tonë dhe angazhimin e pakushtëzuar që të punojmë së bashku për të parandaluar korrupsionin në Evropën Juglindore. Kundër korrupsionit do të luftojmë me vendosmëri përmes hetimeve financiare dhe digjitalizimit”, tha Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar “që lufta kundër korrupsionit të jetë e mundur”.

“Ne e quajmë veten kampion të korrupsionit, por nuk jemi. Aty ku ka para ka korrupsion. Marrja e provizionit në perëndim është e ligjshme, por këtu është korrupsion. Më vjen keq që ata nuk e nënshkruajnë këtë, ata duhet ta bëjnë të parë”, tha ai.

Ministri serb e akuzoi Perëndimim për korrupsion duke thënë se “dyshoj se ne jemi më të korruptuar se ata. Dua vetëm që të mos na japin mësime nga anash”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se korrupsioni është një “realitet politik në Ballkan dhe për këtë arsye njerëzit po shpërngulen”.

Shefi i diplomacisë malazeze, Filip Ivanoviq, tha se OSBE-ja duhet të forcojë rolin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, ndërsa homologu i tij nga Shqipëria, Igli Hasani, tha se kjo luftë duhet të jetë prioritet dhe mbetet vullnet politik për të bërë diçka më shumë në këtë fushë./ REL