Deputetët e të të ashtuquajturit “kuvend i përkohshëm i krahinës autonome të Kosovë e Metohisë në tubimin tyre të sotëm janë shprehur se zgjedhjet lokale në Kosovë janë të papranueshme për ta. Ata kanë shtuar se këto zgjedhje janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë si dhe me Rezolutën 1244.
Deputetët kanë thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë të cilat i ka shpallur për 3 nëntor kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye janë të papranueshme për “kuvendin i përkohshëm KAKM”.
Pjesëmarrësit janë ankuar në mosshqyrtimin e ankesës së tyre në gjykatën kushtetuese të Serbisë për marrëveshjen e Brukselit dhe kanë kërkuar deklarimin sa më shpejtë të saj.