Për shkak të arrestimit të dy serbëve nga policia e Kosovës, vazhdon të mbahet e bllokuar rruga Rashkë-Prishtinë. Rruga është bllokuar nga serbët lokalë në Rudar, që prej ditës së djeshme, të cilët kanë vendosur në rrugë kamionë dhe kanë bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Sipas policisë së Kosovës, dy serbët e arrestuar nga EULEX u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, të cilët janë arrestuar me dyshimin se më 7 dhjetor të vitit të kaluar në Mitrovicë kanë shtënë me armë zjarri kundër zëvendësdrejtorit të Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës, Dushan Millosavleviç.